Ndërkohë që në Zvërnec po zhvillohej një protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz, kryeministri Edi Rama u paraqiti qytetarëve rastin e suksesit të një inicitative të ngjashme në Portugali.
Përmes rrjeteve sociale, shefi i ekzekutivit solli në vëmendje se si laguna Ria Formosa në Portugali, një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm , u kthye në një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë, me anë të investimeve miliarda euroshe, pa humbur asnjë nga vlerat dhe karakteristikat e saj.
Rama thotë se "pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë".
Kreu i qeverisë thekson se pavarësisht investimeve dhe xhiros së madhe ekonomike që ka zona falë turistëve të shumtë, "flamingot janë ende aty, shpendët migratorë janë ende aty, laguna është ende aty. Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik".
Postimi i plotë i Edi Ramës:
RIA FORMOSA DHE REVOLUCIONI PORTUGEZ I TURIZMIT
Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shumëkush e paraqet debatin si një zgjedhje të detyrueshme mes natyrës dhe ekonomisë.
Por ka vende që tregojnë se realiteti mund të jetë krejt tjetër.
Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm.
Dhe pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë.
Pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.
Kështu lindën destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, të vendosura pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Europës.
Jo përkundër natyrës.
Falë natyrës.
Për dekada me radhë, ndërtimi u përqendrua në zona të caktuara, ndërsa pjesa dërrmuese e lagunës mbeti e mbrojtur, e monitoruar dhe e trajtuar si pasuria më e madhe e rajonit.
Rezultati?
• Miliarda euro investime private.
• Mijëra vende pune direkte dhe indirekte.
• Rritje e ndjeshme e vlerës së pronave.
• Të ardhura shumë më të larta për çdo turist.
• Një sezon turistik që zgjat gjatë gjithë vitit.
• Transformimi i Algarve në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës.
Dhe ndërkohë:
Flamingot janë ende aty.
Shpendët migratorë janë ende aty.
Laguna është ende aty.
Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik. Vizitorët nuk shkojnë në Algarve pavarësisht Ria Formosa-s. Ata shkojnë edhe për shkak të saj.
Mësimi është i thjeshtë.
Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.
Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë.
Sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit.
Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës.
Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.
Është një histori suksesi që mund të shihet me sy të lirë.
E PRA, BOLL I KEMI PAGUAR HARAÇ BUDALLALLËKUT TONË 100 VITE!
SHQIPËRIA E RILINDUR TURISTIKE DO HYJË ME SE S’BËN NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR DHE EUROPA E BOTA DO TË NA VLERËSOJË PËRFUNDIMISHT SI VEND I BEKUAR JO I MALLKUAR

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga një resort në një ishull në Katar, një ndër destinacionet më të vizituara në Lindjen e Mesme, i ndërtuar nga dy vëllezërit Alkhayatt, investitorë të resortit luksoz që pritet të zhvillohet në Zvërnec.
Ky reagim i shefit të qeverisë vjen pas një seri protestash që janë zgjeruar në disa qytete të Shqipërisë, kundër këtij projekti në Zvërnec.
Rama në postim thotë se dy vëllezërit Alkhayatt me një reputacion të arrirë në fushën e biznesit dhe të investimeve në fushën e turizmit, nuk vijnë në Shqipëri për të shkatërruar imazhin e tyre, duke kundërshtuar të thënat e qytetarëve se ‘një zonë e mbrojtur po betonizohet’ apo se ‘nuk po ruhet biodiversiteti’.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.
E dini kush e ka zhvilluar?
Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Poëer Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!
Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike
* Poëer International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës.
Komente











Po pra po, po shiko sa pak ndërtime ka tek këto foto që thua! Ju planifikoni ta betonizoni Zvërnecin siç keni betonizuar Palasën..apo jo?
Përgjigju