Pse gjuha e rrugës është ngjitur në media dhe politikë dhe e kundërta...

Pse gjuha e rrugës është ngjitur në media dhe politikë dhe e kundërta...

Ka disa vite, por përvit e më shumë, përditë e më shumë, gjuha e rrugës e bullizimit, e vulgaritetit ka pushtuar ato zona që do të duhej të ishin të paprekshme për këtë banalizim. Është për t’u habitur se si politikanë të lartë, gazetarë dhe analistë me një përvojë shumë të gjatë, e kanë shndërruar diskursin e tyre publik në vulgaritet të sikletshëm. Javën që shkoi, një grup analistësh nuk ngurronin të përdornin fjalë vulgare publikisht në studio televizive, duke u tallur me pjesë trupi e thumbime të pavendta, edhe në prani të një kolegeje e cila buzëqeshte sikletshëm, por që as nuk kishte ndërmend të distancohej.

Duket se në Tiranë, pas fazës së shpifjeve, ofendimeve, lajmeve fake – meqë në vite u dëshmua se nuk ndikonin tek askush, - ka nisur faza e vulgaritetit ekstrem. Nuk kuptohet ende mirë nëse është një taktikë, një metamorfozë, apo një eksperiment për të provuar nëse strategjitë e tyre arrijnë përmes kësaj forme të tmerrshme në veshët dhe zemrat e njerëzve. Ndoshta me zilinë e tiktokerave vulgarë që kanë mijëra deri miliona klikime apo ndjekës, një pjesë e politikës dhe një pjesë e gazetarisë, po përpiqet të dalë në sipërfaqe tashmë me këtë taktikë: Vulgaritetin ekstrem, për të arritur te vulgu!

Tepër e gabuar! Gjë që tregon edhe njëherë se sa larg të vërtetës janë dhe sa larg zhvillimeve reale, ku shqiptarët e thjeshtë, qoftë edhe ata të rrugës, të vulgut, janë përmirësuar dhe pretendojnë nivel njerëzor, nivel etik dhe pse jo, nivel estetik.

Asnjë shqiptar nuk mund të tolerojë vulgaritetin, banalitetin te një gazetar, as te një politikan. Shumë shqiptarë mund të tolerojnë, të ndjekin, të argëtohen, të respektojnë çdo “budalla lagje”, madje edhe ta ndihmojnë, por ama, asnjë shqiptar nuk mund të tolerojë kllounata nga ato figura prej të cilave pret punë, zhvillim dhe dritë për të vërtetën. Po jetojmë kohë kur banaliteti po pushton institucione, elitat, ndërkohë që mirësjellja dhe fisnikëra është ulur këmbëkryq në bulevard.

Kohë e humbur, nga njerëz të humbur përgjithmonë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Aurelio Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit

Vrasja e Aurelio Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit