Përbërësit:
1 litër qumësht

2 pako puding vanilje
sheqer sipas dëshirës
10 luleshtrydhe
2 kivi
1 banane
8 biskota
Për dekor ( alternative)
bajame në feta
ose çokollatë apo karamel
Përgatitja:
Presim luleshtrydhe dhe kivi në kubikë të vegjël, bananen në feta I spërkatim pak me limon. Vendosim qumështin në zjarr dhe ndërkohë me pak qumësht të ftohtë dhe 3-4 lugë gjelle sheqer hollojmë pakot me puding në një tas. Shtojmë masën e holluar në qumështin e valuar dhe e përziejmë deri sa masa të trashet dhe të marrë valë për 2-3 minuta.Në një tas apo tepsi keku me formë vendosim fillimisht frutat në kubikë e mbushim tespinë me frutat apo tasin, apo gotën ku të dëshironi ju në fund shtojmë biskotat të copëtuara në copa me birnjë 1 cm. Shtojmë në fund pudingun e mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 2 orë të ftohet. Ndërkohë që ëmbëlsira ftohet ne kalojmë në një tigan ( pa yndyrë) pjekim bajamet. Pasi të kalojnë dy orë në një pjaturinë e kthejmë ëmbëlsirën e spërkatim sipër me bajame të pjekura ose me çokollatë të shkrirë apo karamel. Zgjedhja është e juaja me çfarë ju shijon.
D.M./Shqiptarja.comKomente

