Puding me vanilje dhe boronica
Përbërësit:
1 pako puding vanilje

3 lugë gjelle sheqer
500 ml qumësht
80 gr biskota ( nëse I dëshironi)
Krem me boronica
4 lugë gjelle sheqer
2 lugë gjelle niseshte
400 ml qumësht
200 gr boronica të ngrira
Përgatitja:
Fillimisht në një tigan bashkojmë 1 pako puding, sheqer, qumësht I lëmë në zjarr duke I përzjerë deri sa kremi të trashet dhe të marr valë. Në cdo gotë vendosim nga 1 biskotë të copëtuar në copëza të vogla e mbi to ndajmë kremin e pudingut duke I mbushur gotat deri në 1/2. Në një tenxhere shtojmë sheqer, niseshte, qumësht I përziejmë dhe I lëmë të marrin valë në moment shtjmë boronicat dhe I lëmë 5 minuta, I largojmë dhe I shtojmë në gota mbi pudingun me vaniljen , mbushim gotat dhe I lëmë të ftohen në frigorifer për 2 orë.
D.M./Shqiptarja.comKomente

