Pulë me perime në porcione në furrë nga zonja Vjollca

Pulë me perime në porcione në furrë

Përbërësit:

600 gr fileto pule

1 qepë

400 gr kërpudha 6-7 copë

3 speca jeshil 

1 spec I kuq

3 patate mesatare

kripë, piper I zi dhe piper I kuq

2 domate të pjekura

1 lugë gjelle gjalp

3 lugë gjelle vaj ulliri

djath që shkrin

Përgatitja:

Pastrojmë fileton e thajmë atë dhe e presim në kubikë mesatar. Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepen të prerë në fijë. Presim kërpudhat në 1/4  specat në shirita të vegjël dhe patëllxhanët në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm.

Pasi qepa të ketë ulur volumin shtojmë mishin e pulës, kërpudhat, patatet dhe specat, gjalpin, kripë e piper të zi, piper të kuq ( nga 1 lugë kafe) e lugë çaji salcë dhe 1 filxhan çaji ujë  lëmë në zjarr deri sa uji të shterojë. Ndajnë gatimin në tasa personal qeramike. Vendosim mbi të nga një fetë djath që shkrin mbi djath nga një majë luge piper të kuq pikant, vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë