75% e të punësuarve informal në Shqipëri janë të varfër, puna e zezë e përhapur tek pagat e ulta! Ju rrezikohet pensioni

75% e të punësuarve informal në Shqipëri janë të varfër, puna e zezë e përhapur tek pagat e ulta! Ju rrezikohet pensioni

Foto ilustruese

Punësimi në të zezë është fenomen i përhapur ndjeshëm në Shqipëri, kështu vlerëson në një analizë të kryer për tregun e punës OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

Në analizën e kryer është dalë në përfundim se në Shqipëri, pjesa më e madhe e punonjësve të padeklaruar është tek ata që kanë paga më të ulta.

Referuar të dhënave rreth 63% e të punësuarve informal në Shqipëri kanë të ardhura të ulta, 8% me paga të mesme dhe pjesa tjetër 29% marrin të ardhura të larta.

Referuar raportit afro 75% e punonjësve informal në Shqipëri janë të varfër. Të varfër sipas këtij raportin vlerësohen ata persona që shpenzojnë më pak se 7 dollarë në ditë.

Sipas raportit në Shqipëri 15% e punonjësve informal janë në kufirin e varfërisë, 9% vlerësohet shtresë e mesme dhe vetëm 1% klasifikohet i pasur.

Pjesa më e madhe e punonjësve informal në Shqipëri janë në grupin e të vete punësuarve me afro 45%, dhe tek ajo kategori që merret me biznesin familjar rreth 22%.

Në përfundim të analizës globale mbi fenomenin e informalitetit, OECD thotë se punëtorët informalë janë në një disavantazh kur bëhet fjalë për aksesin në kontribute, mbrojtja sociale (pensionet e pleqërisë, sigurimi shëndetësor i bazuar në punësim dhe sigurimi i papunësisë).

Por edhe në këtë pikë sipas raportit më të rrezikuarit nga përjashtimi i mbrojtjes sociale apo i marrjes së një pensioni, janë ajo kategori që ka të ardhura të ulta, pasi nuk ka mjaftueshëm para për të paguar kontributet.

Në Shqipëri informaliteti në punësim sipas INSTAT është afro 29%, dhe në këtë shifër përfshihen paga e punonjës të padeklaruar. Ky fenomen do rëndojë mbi të gjithë punonjësit informal kur të arrijnë në moshën e daljes në pension, ku mungesa e kontributeve do të kthehet në pension mujor shumë të ulët për ta.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toli: 31/01/2024 08:43

    Situata eshte me keq sa thuhet. Duhet urgjent te vendoset ligji qe dhe familjet duhet te paraqesin bilancet se sa paguhen dhe se sa shpenzojne. Qeveritaret tane nuk e bejne se duan ti sherbejne vetes tyre dhe pastaj shumica e te punesuarve paguhen ne te zeze. Keto jane kembana qe di te degjohen mbas 15-20 vitesh

    Përgjigju
  • Besi: 31/01/2024 07:41

    duhet te ndryshoje dicka ne operativitetin e zyrave te punes sepse njerezit paraqiten per te kerkuar pune qe i ridergojne ne vendin e meparshem te punes dhe me page me te ulet nderkohe qe mund te bejne nje pikezim per ate punedhenes dhe te shohin dosjen e punemarresit me me teper objektivitet duke i sugjeruar edhe trajnime plotesuese per punedhenes te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë