Qefull në furrë me qepë dhe limon
Përbërësit:
2 peshq qefull

2 qepë
1 limon
1 lugë gjelle salcë kosi
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë çaji susam
kripë dhe piper të zi
pak vaj
Përgatitja:
Pastrojmë peshkun e thajmë atë dhe e presim atë duke mos e prerë atë deri në fund në copëza me gjerësi 4 cm.
Lyejmë tepsinë me vaj dhe e spërkatim atë me pak kripë. Vendosim 2 peshqit në tepsi dhe përësëri e spërkatim atë, përsëri me kripë.
Presim qepët në feta të holla rrumbullake limonin, presim fillimisht në dy gjysma për së gjeri e më pas horizontalisht në feta të holla.
Bashkojmë 1 fetë qepë me 1 fetë limon dhe I vendosim në cdo prerje që I kemi bërë peshkut. Në një tas përziejmë salcën e kosit me mustardën dhe me ndihmën e një furce lyejmë komplet peshkun. Më pas spërkatim peshkun me susam, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30=35 minuta. Sipas dëshirës në tepsi mund të vendosim dhe 2-3 patate në feta.
MC/Shqiptarja.comKomente

