Rama i kërkoi të tërhiqet nga gara për kryebashkiak për mos të ndarë votat e socialistëve, reagon ish kreu i PS në Sarandë: Nuk ka kthim prapa!

Rama i kërkoi të tërhiqet nga gara për kryebashkiak për mos të ndarë votat e socialistëve, reagon ish kreu i PS në Sarandë: Nuk ka kthim prapa!

Edi Rama, Gjergj Mërkuri

Gjergji Mërkuri ish kreu i PS-së në Sarandë i cili tashmë kandidon  si i pavarur për postin e kryebashkiakut, ka refuzuar kërkesën e kryesocialistit Edi Rama për t'u tërhequr nga gara.

Në një reagim të bërë në rrjetin e tij social ‘facebook’, Mërkuri shkruan se nuk ka kthim prapa në garën ku ka hyrë, duke iu përgjigjur Ramës me sloganin elektoral që ky i fundit ka zgjedhur të përdorë gjatë kësaj fushate.

Mërkuri thekson se në këtë fushatë elektorale do të vendosin qytetarët dhe jo partitë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij të djathtë dhe të majtë të flasin me secilin qytetar të Sarandës për të grumbulluar sa më shumë vota.

“Të dashur miq, slogani ynë i kësaj fushate elektorale për Bashkinë e Sarandës “Vendosin qytetarët, jo partitë”, bëri të kuptojnë qartë të gjithë aktorët politikë fitoren tonë në 14 maj. Ne jemi të bashkuar dhe me një ambicie të vetme, që në 14 maj të triumfojë qytetaria. Ne jemi futur në këtë garë që të fitojmë dhe ta çojmë Sarandën në një fazë tjetër zhvillimi, duke u bazuar në dashurinë që kemi për këtë qytet ku ushtrojmë aktivitetet tona jetësore të përditshme.

Ditën e djeshme Saranda u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke dëgjuar fjalët e mira në adresën time dhe kërkesën e tij, ne si qytetarë i përgjigjemi me sloganin e tij të fushatës elektorale:

“NUK KA KTHIM MBRAPA, VETËM PËRPARA”.

Teksa na ndajnë dhe një javë nga data zgjedhjeve unë informoj të gjithë bashkëqytetarët e mi se fushata jonë vazhdon intensivisht dhe këtë javë. Ne do të jemi kudo, do të flasim me çdo qytetar që e do Sarandën, të majtë dhe të djathtë qofshin. Kjo nuk është një betejë poltike, kjo është një betejë për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj. Ndaj këtë javë ftoj çdo mbështetës dhe simpatizantë, të flasë me këdo që mundet, të përcjellë mesazhin në çdo cep të qytetit, të unifikojmë forcat, pasi nga fitorja na ndan vetëm një javë”- shkruan Mërkuri në reagimin e tij.

Mbrëmjen e djeshme gjatë takimi përmbyllës për fushatën në bashkinë e Sarandës, Rama vlerësoi Mërkurin si një njeri të drejtë brenda PS-së në Sarandë të cilit i ndaj të cilit kishin bërë një gabim të madh dhe i kërkoi këtij të fundit të mos garojë veçmas dhe të shkaktojë ndarje të votës së socialistëve.

Në Sarandë PS kandidon me Olti Çaçi për kreun e bashkisë. Ndërsa Gjergji Mërkuri u fut në garë, ndonëse PS kërkoi në KAS përjashtimin e tij, me argumentin se Mërkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve për t'u futur në garë si kandidat i pavarur. Ndërkohë, Mërkuri akuzoi Partinë Socialiste se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë që të tërheqin firmat ose do i heqin nga puna. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 07/05/2023 13:34

    Nuk mund te shtrish doren kur ndjen era humbje o Edo.Njerzit me reputacion i largon dhe kur ndjen humbjen u thua hajde ne tavoline pas zgjedhjeve.Nuk funksionon demokracia si e do ti.Shkarko gjith strukturat e PS ne Sarande qe e perjashtuan Gjergjin dhe ulu ne tavoline para zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Vota e lire: 07/05/2023 10:21

    Në "demokraci" kushdo mund të kandidoj. Suksese të gjithë atyre që janë në garë. Duhet të zgjedh populli dhe jo partia.

    Përgjigju
    • zgjedhje: 07/05/2023 16:13

      thua ti ne demokraci dhe duhet te jete ashtu, po ne shqiperi ka vetem interesa. Olti qe e kane vendosur e mbeshtesin Blend Klosi dhe nje sfond financimesh (dhe interesa bankash) nga mbrapa ju ri me mire lukunise se PS e Rames. Gjergji po qe tamam burre te futet dhe ta hedhe ne det kete PRESTANOME (Oltin) te PS. Ka plane te medha ta beje me lemsh se cfare eshte Saranden PS-ja e keshtu i duhen leke shume dhe interest e bisnesit te mbuluar nga nje karagjoz si Olti, qe nuk e do sarandiot e nuk kane per ta votuar se ashtu do Blendi e investitoret gri.

  • agim: 06/05/2023 21:24

    Ti ndoshtaa ke te drejte se munde te kene hy ne hak,por per te fituar do fitosh nje mut,e shumta do favorizosh te vjetren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë