Ndonëse presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e djeshme anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t'u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale.

Paraditen e sotme ai ishte në Burrel nga ku foli për vendimin e presidentit Ilir Meta, duke thënë se ditën e djeshme ai shkroi fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

Kryeministri deklaroi se akti që paralajmëroi presidenti i Republikës, 'politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul dhe moralisht është turp dhe s'ka më turp'.

Ai shprehu vendosmërinë se zgjedhjet do mbahen do apo s'do Saliu apo fallxhorja.

Kreu i qeverisë foli edhe për rrugën e Arbrit, teksa deklaroi   se punimet në këtë aks do bëjnë të mundur që brenda 4-vjeçarit të ardhshëm rruga nga Burreli në Tiranë do bëhet brenda orës.

Presidenti njoftoi ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar se do të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta deklaroi se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Pas shkeljes së rëndë të Kushtetutës nga kreu i shtetit, Partia Socialiste mësohet se ka nisur menjëherë lëvizjet për të mundësuar shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Sipas burimeve, socialistët do të përgatisin procedurën për shkarkimin e Metës me dy të tretat e votave të Parlamentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Rama nga Burreli: Me rrugën e Arbrit do shkoni brenda orës në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi investimin që do bëhen në rrugën e Arbrit e cila siç tha ai brenda katër viteve të ardhshme do mundësojë që rruga Tiranë-Burrel të bëhet brenda orës. Ai tha se kompania e mriëmbajtjes së rrugës Burrel-Klos do mbajë përgjeëgjësi për punën pa cilësi.

"Më vjen shumë mirë që më në fund ne do mund të përputhim vizionin, programet,energjitë e qeverisë me ato të Bashkisë së Matit dhe do mund të rimarrim një rrugë të ndërprerë katër vite më parë për të fituar kohën e humbur. Më vjen keq që në këtë stacion ri-mblidhemi dhe në këtë shesh nuk ka ndryshuar asgjë. Zemra e bashkisë ka ndaluar për katër vjet. Ka ndryshuar vetëm një grusht njerëzish. Ju siguroj se në katër vitet e ardhshme do sjellim këtu një ndryshim të madh. Edhe ju do lidheni me Tiranën në një rrugë moderne europiane që do iu çojë në Tiranë në më pak se një orë. Punimet e mirëmbajtjes në rrugës Burrel Klos nuk janë si i meritoni dhe kompania ose duhet të bëjë punët që ju meritoni ose do përballet me masat për atë punë pa cilësi. Më vjen mirë që rrugën e Arbrit po e bëjmë realitet", tha Rama.

Ora 12:24
Rama: Do apo s’do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja zgjedhjet do bëhen në 30 qershor

Nga Burreli teksa vijoi fushatën elektorale kryeministri Edi Rama e cilësoi veprim e Metës nul dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, do apo nuk do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja.

“Dje papritur u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbatur atje në rrugë, presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasjes,ligjërisht është nul dhe moralisht është turp dhe s'ka më turp dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti shpëtimtar i opozitës nu është çmenduria e fundi, do ketë edhe gjëra të tjerë.Do apo s’do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Kushtetuta nuk është filxhan që e rrotullon nga të duash”, tha Rama

Ora 11:30
Rama flet nga Burreli: Dje Ilir Meta shkroi fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij. 

"Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t'iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë. Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet. Ilir Meta mund të bëj një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës por kjo është e pa logjikshme", tha Rama.

Ora 11:27
Xhaçka: Zgjedhjet nuk i ndal dot opozita me molotov, dhe as krerët e opozitës në Presidencë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli nga Burreli lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit. Ajo tha se zgjedhjet nuk mund t'i ndalojë as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë.

"Nuk ka pasur asnjëherë një dallim mes asaj që përfaqësojmë ne dhe ata. Këto nuk janë thjesht zgjedhjet lokale por nje referendum për t'i dhënë fund tranzicionit. Një grup i vogël politikanësh kanë vënë para interesat e tyre. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, jo se e tha kryeministri por sepse e parashikon kushtetuta. këtë nuk e ndaj dot as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë", tha Xhaçka.