Raporti i KLGJ: Drejtësia e re në rrezik nga ndërhyrjet e politikës

Klasa politike vijon të mbetet kërcënimi numër një për drejtësinë e re, e cila po merr formë tre vite pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, ku u projektua edhe arkitektura e saj. Ky është konkluzioni i Këshillit të Lartë Gjyqësor në një plan strategjik për sistemin gjyqësor 2019-2020. Në planin strategjik, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka identifikuar 10 kërcënime që i kanosen drejtësisë së re, bazuar në një sërë të dhënash dhe treguesish. Edhe pse ndryshimet Kushtetuese në 2016 dhe ligjet e miratuara më pas kanë zbehur në maksimum influencat e politikës mbi gjyqësor, KLGJ rendin ndërhyrjet politike në krye të listës së 10 rreziqeve për drejtësinë e re.

Në vendin e dytë listohet perceptimi negativ dhe mosbesimi i madh i publikut tek drejtësia, për shkak të korrupsionit të drejtësisë së vjetër që po shembet. Vakancat në gjyqësor për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut si dhe mungesa e prurjeve të reja të gjyqtarëve përfshihen gjithashtu në listën e 10 kërcënimeve. Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor rendit si kërcënime të tjera buxhetin e pamjaftueshëm, mungesën e harmonizimit në legjislacion, vakuumet ligjore dhe institucionale, mungesën e motivimit nga ana e personelit, mungesën e ambiente të punës dhe infrastrukturës si dhe ndryshimet e shumta në legjislacion.

Ndërkaq, krahas kërcënimeve, në planin strategjik, renditen edhe nëntë përparësi ose fuqi. Si përparësi renditen asistenca nga partnerët ndërkombëtar, kompetencat gjithëpërfshirëse qeverisëse të KLGJ, përbërja e shumëllojshme e KLGJ, qenia organ i përhershëm kolegjial, përfshirja e Gjykatës së Lartë nën qeverisjen e KLGJ etj. Sa i takon objektivave emergjente deri në vitin 2020, plani strategjik i KLGJ parashikon bëhen funksionale të Gjykatës së Lartë si një prioritet emergjent, duke marrë masat e nevojshme për plotësimin e vendeve vakante në një kohë sa më shpejtë, shpërndarja e drejtë e ngarkesës në gjykatat e vendit me qëllim rritjen e eficencës dhe eksesit për qytetarët, reduktimi i çështjeve të mbartura në gjykatat e të gjitha niveleve si dhe ngritja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu prioritet i rëndësishëm është rritja e transparencës në emërimin dhe promovimin e gjyqtarëve, përmirësimi i standardeve të etikës, hartimi i akteve të mbetura nënligjore për zbatimin e reformës gjyqësore etj. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të krijojë një strukturë të posaçme për monitorimin e zbatimit të këtij plani. 

(Kliko këtu për të lexuar raportin)

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë