Raporti i ODIHR më 1996:
Zgjedhje skandaloze
Në 14 faqet e tij, vëzhguesit, të cilët ndoqën nga afër zgjedhjet e 26 majit, u shprehën me nota tejet kritike për sa i përket përgjegjësisë së qeverisë, ndërhyrjeve politike në proces, rolit të institucioneve kryesore të shtetit përfshirë Presidentin, Gjykatat, Qeverinë, Policinë, SHIK e KQZ.
TIRANE- Raporti i ODIHR-it në vitin 1996 për zgjedhjet parlamentare ishte më kritiku në tërë historinë e zgjedhjeve shqiptare. Në 14 faqet e tij, vëzhguesit, të cilët ndoqën nga afër zgjedhjet e 26 majit, u shprehën me nota tejet kritike për sa i përket përgjegjësisë së qeverisë, ndërhyrjeve politike në proces, rolit të institucioneve kryesore të shtetit përfshirë Presidentin, Gjykatat, Qeverinë, Policinë, SHIK e
KQZ.
Ekipi vëzhgues ndërkombëtar, deklaroi se vëzhguan 300 qendra votimi në 115 zonat elektorale. Konkluzioni i vëzhguesve ishte më shumë se i ashpër: gjatë dy ditëve të votimit 26 maj-2 qershor në zgjedhje ishin shkelur 32 nga 79 nenet e ligjit zgjedhor. ODIHR vlerësonte gjithashtu se bashkëpunimi mes vëzhguesve të huaj e qeverisë shqiptare kishte shfaqur probleme. Raporti vërente se "procesi i numërimit nuk u bë në mënyrë të rregullt dhe të besueshme, ose sipas ligjit të zgjedhjeve. Në disa raste vëzhguesit vunë re manipulimin e rezultateve dhe vendimet u morën në mënyrë arbitrare nga kryetari i caktuar nga qeveria". Duke hyrë në detaje raporti konstatonte se: në Berat pjesëmarrja ishte 105%; në Lushnjë megjithëse kishte 940 vota në kuti, në listën e votuesve kishte vetëm 880 firma; në Gjirokastër votat e një partie të opozitës u llogaritën për PD".
Ndërkohë që në fund të herës raporti i ODIHR, mision i cili kryesohej nga Audrey Glover i cilësonte zgjedhjet të paranueshme dhe në shkelje të plotë jo vetëm të standardeve të këtyre institucioneve por dhe të demokracisë. Kishte shkelje serioze nga anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit. Kishte shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Në disa qendra kryetarët e komisioneve ndalonin anëtarët që të flisnin më vëzhguesit. Pati probleme me listat zgjedhore. Në disa kuti votimi numri i fletëve ishte më i madh se i firmave të hedhura në regjistrin e votuesve. Shumë vëzhgues raportonin prani të madhe policore brenda dhe jashtë qendrave të votimit. Në disa qendra të tjera në Tiranë, Berat dhe Kukës, vëzhguesit panë persona të paidentifikuar e civilë të armatosur. Me dekret presidencial ishte shtyrë orari i votimit nga ora 20-22.
Presidenti i asaj kohë e kundërshtoi këtë raport, duke argumentuar mospërfshirjen nga ODIHR të bojkotit të opozitës. Por vërejtjet ishin prezente dhe në zgjedhjet e vitit 2009, ku nënvizohej se "në 1/3 e qendrave të votimit, votat u numëruan keq ose shumë keq". Numër ky që përfshin 22 qendra votimi nga 66 të tilla, numër i mjaftueshëm për të tjetërsuar rezultatin sipas opozitës. Edhe pavarësisht këtyre raporti thotë se: "zgjedhjet përmbushën shumicën e angazhimeve ndaj
OSBE, por s'iu përmbajtën plotësisht standardeve për zgjedhje demokratike".
(Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.6%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1527
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26