Regina Murati, e plagosur, por është drejtësia që po vjen
Regina Murati ishte 6 vjeçe kur mbeti e plagosur rende nga shperthimi me 15 mars 2008 ne Gerdec
Të dëgjosh e të ridëgjosh Regina Muratin në dokumentarin e bërë nga Top Story në 2019, “Gërdeci i plagosur” (e gjeni në youtube lehtësisht), është sikur dëgjon e ridëgjon një gurgullimë uji të pastër, të ftohtë si burimi më i thellë e më ekskluziv që pritet të dalë nga thellësia dhe pastërtia e Tokës. Vini re! Kini kujdes! Regina Murati po vjen! Një esencë mençurie, drejtësie, kthjelltësie, force që nuk është parë ndonjëherë. Nuk ka nxitim. Po rritet, po forcohet, po përgatitet të bëjë drejtësi dhe të bëjë një Shqipëri më të mirë. Ishte vetëm 6 vjeç kur shpërthimi i tmerrshëm e plagosi rëndë duke i marrë një krah e duke i lënë gjurmë në ballin e lartë, duke i qëndisur një mençuri të pazakontë, një këmbëngulje të fortë për të flakur larg çdo mëshirë.
E keni vënë re? Janë gra, janë vajza, njëra pas tjetrës: Zamira Durda në krye, Ornela Canaj, Esmeralda, vazja nga Përmeti që dëshiron të bëhet prokurore e të tjera që nuk dorëzohen e që ëndërrojnë e luftojnë për Drejtësi. Ditë pas dite, si bletë të palodhura në një realitet shumë të vështirë, hedhin pjalmin e të ardhmes që është e sigurtë: Falë tyre, do të jetë më e mirë.
Dosja e shumëpërfolur dhe e keqhetuar e Gërdecit rikthehet për hetim në SPAK vetëm falë betejës së jashtëzakonshme të Zamira Durdës dhe familjes së saj që në tragjedinë e Gërdecit humbi Erin, djalin e vogël. Plagë të pambyllura për shumë e shumë familje bashkë, të cilat nuk janë lënë të qeta në gjithë këto vite të përjetojnë zinë e tyre nga autorët dhe fajtorët e pandëshkuar, jo vetëm të papenduar, por edhe sfidues të padurueshëm me luksin, pushtetin, arrogancën e tejskajshme. Por ndoshta Regina, Zamira e të afërmit e tyre kanë besim, ndoshta ata e dinë më mirë se të gjithë ne se diçka ka ndryshuar përgjithmonë, se drejtësia ka marrë rrugën e saj pa kthim.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.5%
-
Keq
62.7%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 609
Lajme të tjera
-
Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund, riekspertim teknik për rrethanat si ndodhi shpërthimi
24 Prill, 14:06
-
Zbardhet për herë të parë dëshmia e Luan Hoxhës: Ministria përcaktoi Gërdecin për demontimin e armëve pa u konsultuar me ushtrinë! Vendi i papërshtatshëm
9 Prill, 22:34
-
Masakra e Gërdecit, ‘Repolitix’ publikon tre urdhrat që realizuan demontimin e armëve (DOKUMENTET)
9 Prill, 21:09
-
Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $
9 Prill, 13:26
-
Masakra e Gërdecit, GJKKO administron dëshminë që ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha dha në 2009, Mediu kundër
9 Prill, 10:50
-
'Me floririn e Krrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik
28 Mars, 19:32
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
Vendimi i Strasburgut/ Qeveria dëmshpërblen 17 familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit! 170 mijë euro do u paguhen brenda 3 muajve
27 Mars, 19:44
-
Masakra e Gërdecit, Mihal Delijorgji shkon në gjyq por s'pranon të dëshmojë! SPAK kërkon shoqërimin me detyrim të ish-specialistit në Ministrinë e Mbrojtjes
27 Mars, 09:41
-
VIDEOLAJM/ Nga zgjedhjet në 97’, tek masakra e Gërdecit e 21 janari, militanti i numëron Berishës ‘njollat e errëta’ poshtë ballkonit: Faji i Sorosit
24 Mars, 16:55
-
Heshtje varri për 26 varret e Gërdecit
15 Mars, 18:41
-
Mero Baze: Gjithë gjurmët e familjes Berisha në Gërdec
15 Mars, 17:57