Rikthimi i basteve online, zv.ministri i Arsimit: Të ardhurat do i kalojnë sportit! Buxhetet aktuale, të pamjaftueshme

Zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha e ka cilësuar të rëndësishëm vendimin për hapjen e basteve online pasi të ardhurat do t’i japin frymëmarrje sportit.

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Hoxha u shpreh se bastet nuk janë mbyllur asnjëherë pasi kanë funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme. Por me vendimin e qeverisë për t’i rihapur bastet online në mars të këtij viti, Hoxha thotë se tashmë do të mbyllet ‘pjesa e errësirës’.

“Akoma nuk është miratuar ligji në parlament, ndaj Ministria e Financave po punon ende. Kemi parë që shumë sportistë kanë ngritur kupa por me buxhete shumë të vogla. Është paë shumë e arsyeshme që të rihapen bastet. Duke qenë se po ligjërohen, pjesa e errësirës është duke u mbyllur”, tha Hoxha.

Po ashtu u shpreh se të ardhurat nga bastet online që do t’i kalojnë sportit do të jenë për infrastrukturë sportive në mënyrë që sportistët elitarë me kupa bote të mos jenë më me buxhet të ulët.

“Draftimi i ligjit është shumë i rëndësishëm dhe kryeministri theksoi që të ardhurat e basteve duhet t’i kalojnë arsimit, rinisë dhe sportit. Vlen për tu thesuar hapja e basteve online, jo sallone ku grumbullohen njerëz. Të gjithë këto të ardhura nuk janë në buxhetin e shtetit, por taksat do i kalojnë sportit. Do të jenë infrastrukturë sportive. Me këto buxhete që janë për sportin, janë të pamjaftueshme. Tani do të ketë frymëmarrje për sportin e federatën sportive”, tha Hoxha.

Teksa thotë se ky vendim duhet të ishte marrë më shpejt sepse asnjëherë nuk është shumë për sportin.

“Nuk e di se sa do të përfitojnë , por besoj se do të jenë miliona dollarë. Asnjëherë nuk është mjaft dhe asnjëherë nuk është shumë për sportin. Sporti është shëndet, kulturë, art. Nëse këto para po hidhen për sportin, tregon se po hidhen për të gjithë fushat e tjera. Unë mendoj që jemi vonë, sa më shpejt aq më mirë”, tha Hoxha.

Qeveria po mendon që brenda marsit të vitit të ardhshëm të rikthejë bastet online në vend. Ligji pritet të miratohet në parlament brenda 3 mujorit të parë të 2023.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro