Rikthimi i Rulit, si justifikim për humbjen e madhe

Rikthimi i Rulit, si justifikim për humbjen e madhe

Lulzim Basha dhe Genc Ruli

Humbja në zgjedhjet e 2021, pritet të jetë ngjarja më dramatike në krejt historinë e Partisë Demokratike. Ajo është aq e sigurtë, sa është sot Basha kryetari saj. Por humbja e paralajmëruar jo vetëm nga mungesa e ideve, programeve, shpresës dhe besimit, por edhe nga “lajmi” shokues i rikthimit të xhaketave të grisura në atë parti, pritet të ketë edhe “kurbanët” e saj. Në asnjë mënyrë nuk duhet të dalë përgjegjës Lulzim Basha, në asnjë mënyrë nuk duhet gjykuar ai si “humbës dhe i paaftë”, por ndoshta si i “pafat” dhe gjithë fatura tjetër do ti bashkangjitet të “rikthyerve”. Ndoshta rikthimi Genc Rulit shihet si “shpëtim” nga demokratikasit e SHQUP-it.

Rikthimi i tij, dhe mjaft emrave të cilët Lulzim Basha po gatitet tu çojë “ftesë me rastin e hapjes së PD”, ndoshta do të shënojë pikën më kulmore të hipokrizisë së drejtuesve të asaj partie. Në planin e mirëstudiuar kryesisht nga “udhëheqësi”, bëjnë pjesë rikthime të disa prej emrave të përjashtuar dhe flakur nga PD dhe simotrat e saj. Ata po shihen si “argumenti vendimtar” që Lulzim Basha do të përdorë në fushatën e tij elektorale, për tu treguar ndjekësve të tij se “ja dhe hapja e partisë u bë, tani drejt fitores”.

Atë që afro 4 vjet më parë, diku afër mesnatës e bëri Lulzimi me listat e “fituesve”, duke futur brënda tyre lloj-lloj gjetjesh, veçse kandidatë për deputetë jo, duke fshirë emra të spikatur dhe duke e mbushur listën përfundimtare me bastexhinj dhe mashtrues, pritet ta hartojë një prej “themeluesve” të asaj partie, të cilin kryetari e ka ftuar të bëhet “pjesë e fitores”. Një parti “arna-arna”, e cila rreket të kapë “stacionin” e fundit të angazhimit të saj në jetën aktive politike, pasi ka djegur mandate dhe shanse për të qenë përfaqësuese e elektoratit të saj, tanimë po bëhet edhe më qesharake, duke ftuar të larguarit, të rrahurit, të dhunuarit verbalisht dhe fizikisht, të bëhen “pjesë e fitores”.

Kush do ta besonte se me rikthimin e tyre, Partia Demokratike e sotme, do të ndërronte kurs, do të ndryshonte, do të reagonte, apo dhe do të fitonte, kur kredencialet e saj politike në elektorat pothuajse janë në kuota minimale ? Kush do ta besonte, se me “rikthimin” e Rulit, apo dhe ndonjë tjetri, kjo Parti Demokratike, do të ishte ndryshe, do të kishte më tepër liri dhe demokraci brënda saj ? Dhe më kryesorja, kush do ta besonte se Lulzim Basha, e ka seriozisht “ftesën” e tij për “hapjen e partisë, demokratizimin e saj, dhe rikthimin e të larguarve”. Kësaj i thonë “ të dua pa të rrah”.

Në rast se Lulzim Basha shprehet vazhdimisht se “BE, ka vendosur 15 kushte për qeverinë Rama”, do ti thosha se, baza e Partisë Demokratike, ka 25 kushte ndaj tij, për të qenë përkrah dhe në mbështetje në fushatën elektorale, duke nisur nga përsëritja e zgjedhjeve brënda partisë nga degët deri në qendër, nga përsëritja e zgjedhjeve për kryetarin e partisë, forumeve dhe strukturave, duke vazhduar me kërkesën ultimative për largimin e ish-komunistëve, të korruptuarve dhe ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit, largimin e anonimatëve nga ajo parti dhe rikthimin pa kushte të themeluesve dhe kontribuesve të saj, vlerësimin real të çdo emri garues për listat e kandidatëve për deputet nga një komision i pandikuar nga kryetari Basha, e plot e plot kushte të tjera, për të cilat deri sot nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Atëhere, si mund ti besosh një “ftese” verbale e cila nuk thotë asgjë, veç hipokrizisë që kërkon të mbulojë jo vetëm mosbesimin e bazës, por edhe humbjen e madhe, që nesër do ti faturohet Gencit apo gencëve, që mund të rikthehen në atë PD, ndoshta më tepër nga kureshtja se besimi i humbur me kohë ndaj Lulzimit dhe Doktorit. Në një parti, ku nuk njihet “pika dhe presja”, ku nuk zbatohen kritere dhe norma, ku nuk përfillet statuti dhe forumet, dhe ku gjithçka është në një dorë të vetme, është e pamundur të rikthehen shpresa, besimi, dhe mbi të gjitha, të larguarit prej saj./ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 25/06/2020 22:49

    PD parti karavidhesh .Rrofte Flamur Noka

    Përgjigju
  • Keli: 25/06/2020 09:17

    U kthye se u mbyll ceshtja e cez ne gjykate. Ku ishte i perlyer. Dhe tani do dal ruli te bej shkenctarin e ekonomise dhe politikes. Ahh po ska drejtesi o jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa