Kryeministri Edi Ram ka shpërndarë këtë të enjte disa pamje nga Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama u prit dje nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa - drejtues i samitit. Ai zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas.
Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zi u ulen si pararojë e negociatave për anëtarsim krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029. Kryeministri Rama dhe homologu malazez Spajiç kanë arritur që të përfshihen në integrimin gradual me përfitimin nga fondet paraanëtarësimit dhe lehtësira të tjera.
Ky samit është zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë. Liderët e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor do të takohen përsëri vitin e ardhshëm më 1 qershor në samitin BE–Ballkani Perëndimor 2026, që do të zhvillohet për të dytën herë në Malin e Zi.
Komente












Lajm i bukur.
Përgjigju