TIRANË- Pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku ka shprehur pendesë për mbrojtjen publike që i ka bërë aksionit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Asokohe ajo doli në krah të PS dhe u përball me kritika nga qytetarët se përse nuk i mbrojti përballë fadromave të qeverisë që u prishi ndërtimet pa leje.
Por tashmë, në një tjetër postim në rrjetet sociale, Koçeku tregon se pikërisht ky aksion ishte një nga momentet që shënjoi krisjen me Partinë Socialiste. Ajo u kërkon falje banorëve të Thethit, ndërsa u premton se nga sot do t’i përfaqësojë si duhet.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shkruan Koçeku.
Vetëm një ditë më parë Koçeku la të nënkuptohet se kishte marrë kërcënim nga grupi i Bajrave, një emër i njohur për problemet e panumërta me ligjin. Koçeku shkruante se nëse familjes së saj i preket qoftë edhe një fije floku, do ta shkatërrojë bandën e Bajrave.
Postimi i Marjana Koçekut
Komente











Kjo paska ik per lesh me duket!!! Do i thote kush kesaj se shteti mbahet me ligje dhe rregulla e jo me be e rrufe! Me siguri do kete probleme te medha personaliteti, se nuk ka spjegim tjeter gjithe cfare po ndodh me kete larasken. Por ne thelb mire ja ka be Rames se ja ka fut sa krahu, as Salehu nuk ja ka dal dot ti shkaktoj kaq dhimbje Ramsesit!
PërgjigjuZonjusha eshte me dy fytyra me pare e paska pranu prishjen e ndertimeve pa leje sepse ishte deputete e ps ndersa tani i duket e pa drejte prishja e ndertimeve pa leje, o zonje ligjet per ate behen qe te zbatohen,sipas jush kush te doje te ndertoje edhe ne rruge nje shtepi dhe ti quaje te drejte. Ne cdo vend te botes nuk vihet edhe nje tulle pa leje dhe jo te ndertosh shtepi pa leje. Ne radhe te pare ju nuk njihni ligjet dhe per kte nuk duhet te ishit ne ate poste ku jeni,osé ju I njihni ligjet por doni te beni shou tek njerzit.Ju nuk keni faj se fajin e ka plaku mere qe e mesoi popullin qe ne fillim te ndertoje pa leje,te mos paguaj drita ,ujin taksat,vetem te kishte mbeshtetjen e popullit ne cdo vend te botes ka ligje dhe duhen zbatu qe funksinoje si duhet shteti
PërgjigjuAto male jo më shumë se 50-60 vjet më parë kanë jetuar si në mesjetë ku sundonte kanuni dhe injoranca. Kjo kërkon ti rikthejë përsëri në izolim dhe varfëri.
Përgjigju