Shija e një lazanje në tigan nga zonja Vjollca

Shija e një lazanje në tigan

Përbërësit:

300 gr mish të grirë

pak vaj ulliri

1 qepë

4 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

1 kuti domate në copa

1 tufë majdanoz

600 ml ujë I valuar

200 gr peta lazanje

2 lugë gjelle krem pana dhe 50 gr djath i verdhë ( alternative)

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e grirë deri sa të ndërrojë ngjyrë, shtojmë qepën në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishi dhe qepa të zverdhen. Shtojmë hudhrat të grira hollë, kripë dhe piper të zi, domatet në kuti të copëtuara ( ose në stinën e verës të freskëta) dhe i kaurdisim për 5 minuta, shtojmë 1 tufë majdanoz të grirë e përziejmë dhe shtojmë ujin e valuar, e lëmë të ziejë 10 minuta e më pas shtojmë petët e lazanjës të copëtuaara I përziejmë vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejnë për 10-12 minuta. Shtojmë në fund 2 lugë gjelle krem pana dhe pak djath të verdhë e lëmë deri sa shkrijë dhe e shërbejmë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh