Shpatull pule me patate dhe karrota ( 2 racione)
Përbërësit:
2 shpatulla pule

1 qepë mesatare
300 gr patate
150 gr karrota
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
1 filxhan çaji lëng pule
kripë dhe piper të zi
Rozmarinë
Përgatitja:
Lajmë mishin, ngrohim vajin dhe skuqim pak mishin nga lëkura fillimisht. Largojmë mishin nga tigani dhe I vendosim në një tepsi e më pas në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius. Ndërkohë në po atë yndyrë kaurdisim qepën të prerë në rrathë të hollë e trazojmë deri sat ë ulë volumin ( por pa I dhënë ngjyrë) Shtojmë karrotat të prera në pjesë 3-4 cm, I përziejmë për 4 minuta dhe më pas shtojmë patatet të prera si karrotat I përziejmë perimet sëbashku duke I spërktur herë pas here me lëng pule ose ujë me qëllim që të mos na ngjitët. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, rozmarinë. E lëmë në tigan deri sa patatja të gatuhet. Nxjerrim copat e mishit I mbulojmë me alumin dhe e vëmë ën furrë 200 gradë Celsius për 15 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

