Si mundet që deputetë si Tabaku, Gjekmarkaj, Alizoti, Bushati etj, të votojnë gojëkyçur se ashtu do Doktori

Si mundet që deputetë si Tabaku, Gjekmarkaj, Alizoti, Bushati etj, të votojnë gojëkyçur se ashtu do Doktori

Votimi për mbylljen e listave ka marë miratimin e PS dhe PD. Veç 8 deputetëve të opozitës që e kundërshtuan me votë, pjesa tjetër përkrahu pa rezerva produktin e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit që është ka formë përfundimtare: Lista të mbyllura!

E nëse PS dhe Edi Ramës i intereson kjo formulë, një letër dhe një laps për të mbajtur apo zëvendësuar besnikët dhe hajdutët e tij, një pyetje lind.

Për çfarë i duhen PD listat e mbyllura? Një parti prej gati 12 vitesh në opozitë dhe që është shkalafitur copash nga betejat e brendshme këto 3 vjet. Si mundet të frymëzojë dhe bashkojë rreth vetes të rinj dhe profesionistë lista e mbyllur?

Dhe nëse kjo i intereson kryetarit Berisha për të ruajtur autokracinë dhe pushtetin e tij në PD, si mundet deputetë të tillë si Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe te tjerë të ngjashëm të votojnë pro një sistemi që garanton mandatin e katërt të Ramës?

Si mundet që për të siguruar një vend në listën e Sali Berishës të shkelin mbi çdo parim demokratik dhe qytetar e ti hapin rrugën autokracisë së Edi Ramës dhe Sali Berishës?

Ndoshta nuk do jetë e largët dita kur të njëjtët do t’i hapin rrugë ndryshimit te Kushtetutës, ndryshimeve dhe në Kodin Penal për të amnistuar zyrtarët e nenit “shpërdorim detyre”.

Ndoshta dhe të ngrohin karriget te komisioni i Fatmir Xhafës për të vënë SPAK-un e “bezdisshëm” nën kontroll. Dhe të gjitha këto do ti bëjnë në funksion të karriges së deputetit.

Dhe do ti bëjnë të bindur e kokëulur deri ditën e dorëzimit të listave në KQZ. Sepse nuk janë asgjë më shumë se pacientë të agonisë së zgjatur doktor Berishës. Dhe për të zgjatur agoninë për bashkëpunëtorët e tij ai është doktori më i mirë në Shqipëri!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore