Si të jetojmë më gjatë? Altin Joka: Sekreti i jetëgjatësisë qëndron tek...

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për disa ‘sekrete’ të jetëgjatësisë.

”Qendra Kombëtare e Statistikave në vitet 2015-2016 ka treguar se rritja e jetëgjatësisë është stopuar dhe nga ky vit ka filluar një rënie me 1 % në vit, psh në SHBA, mesataren nga 78 vjeç, sot e kemi 76 vjeç” e nis kështu bisedën Altin Joka, teksa shtoi se Instituti i Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kemi gjithashtu një stopim të rritjes së moshës, ndërsa në Bashkimin Europian, kjo gjë ka nisur rreth viteve 2018 dhe jetëgjatësia mesatare ka rënë nga 82 vjeç në 80 vjeç.

Vendet me jetëgjatësi më të madhe në Bashkimin Europian janë, Italia, Spanja, Finlanda, Suedia, Hollanda, Belgjika, Austria, Greqia, teksa Finlanda dhe Suedia kanë një rritje të jetëgjatësisë dhe studiuesit po kthejnë vëmendjen atje dhe kanë nisur studimet. Pas Luftës së Dytë Botërore, jetëgjatësia mesatare ka qenë rreth 55 vjeç, ndërsa sipas studiuesve të antikitetit, në kohët e lashta njerëzit kanë patur një jetëgjatësi më të madhe, ndryshe nga sa mendohej më parë. Jetëgjatësia është rritur sot, pasi kanë ndryshuar kushtet e punës, më pak luftëra, higjena, apo mjekësia është zhvilluar.

”Sot kemi një person në Francë që mban limitin e jetëgjatësisë 122 vjeç, më pas kemi në Japoni, në Kinë, njerëz që kanë kaluar mbi 100 vjeç, ndërsa maksimumi i jetës ka qenë për një dijetar kinez që ka jetuar 256 vjeç” shtoi Altini, teksa theksoi se në të shkuarën njerëzit nuk dokumentonin moshën me të shkruar. Sipas historisë, është parë që jetëgjatësia ishte më e mirë tek fshatarët, tek fisnikët dhe pastaj në fund tek mbretërit. Mund të themi se jetëgjatësia mesatare është shtuar, ndërsa jetëgjatësia individuale nuk ka bërë progres.

Por cilët janë disa nga faktorët e jetëgjatësisë?

“20 % të faktorëve janë genetika, është parë një proteinë e trashëguar që quhet P.A.R.P që është përgjegjëse për moshën. Së dyti, ushtrimet dhe aktiviteti fizik i moderuar dhe permanent. Së treti, orari i vaktit të ushqimit, i cili nuk duhet të jetë 7 deri në 9 orë nga njëri vakt tek tjetri. Agjerimi është një tjetër moment që shkenca e mbështet, ngrënia graduale dhe përtypja e ngadaltë, kufizimet në dietë janë një tjetër faktor, gjumi që është një element i rëndësishëm.

Po a ka një dietë që lidhet me jetëgjatësinë? Një dietë me bazë bimore është gjithmonë efikase, ku 90 % të jetë bimore dhe 10% shtazore, shtimi i karbohidrateve që gjenden tek fasulja, thjerrëza, konsumimi i yndyrnave si vaji i ullirit dhe arroreve, bishtajoret, farat. Dieta më e mirë sipas Altinit është dieta Alkaine. ”Duhet një konsum i rrepave, panxharit, asparagut apo karçofit, hudhrat, erëzat, borziloku, rigoni” tha në fund nutriciologu, sikurse shtoi se trajtimi me qeliza staminale ka vite që është bërë praktikë sipas tij dhe ka patur rezultat.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër