Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me nga 4 vite burg Florenc Çapjan, Elvin Merlikën dhe Alket Xhixhën.

Sipas vendimit të dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, të tre të pandehurit u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Fillimisht, gjykata caktoi ndaj secilit prej tyre një dënim prej 6 vitesh burg për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si dhe 2 vite burg për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas vendimit, Florenc Çapja u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, ndërsa Elvin Merlika dhe Alket Xhixha për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Indrit Dokles.

Florenc Çapja u ekstradua nga Dubai në maj të vitit 2025, pasi ishte në arrati prej 10 vitesh. Përveç dënimit me burg përjetë për vrasjen e babë e bir, ai ishte shpallur në kërkim për vepra të tjera penale nga SPAK dhe Prokuroria e Elbasanit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Florenc Çapia, Elvin Merlika dhe Alket Xhixha”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 44, datë 02.06.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës S.S, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florenc Çapia dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florenc Çapia i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.

5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Florenc Capia do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elvin Merlika dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.

9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Elvin Merlika i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.

10. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Elvin Merlika do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Alket Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.

14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Xhixha i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim. 15. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Alket Xhixha do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

16. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës (në mënyrë proporcionale), si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

17. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

lajm ne perditesim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Kliko këtu për dokumentin e plotë