Skandali i Onkologjikut/ Të enjten interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Çuçi mbledh deputetët e PS-së

Tirane- Të enjten, 4 korrik,  Kuvendi do të mbajë interpelancën me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës lidhur me skandalin e Onkologjikut.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbajti sot mbledhjen ku informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni. 

Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. 

Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.

Kërkesat për interpelancë u bënë një ditë pasi u mësua se 7 mjekë dhe bashkëpunëtorë të spitalit të Onkologjikut janë në hetim për akuzën e shërdorimit të detyrës pasi nuk i ofronin shërbim pacientëve duke i orientuar drejt privatit. Ndaj tyre gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe detyrim me paraqitje.

Interperlanca e parë është bërë nga kreu i Grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i cili thotë se ministrja nuk mund të mjaftohet me dënimin e mjekëve por duhet të mbajë përgjegjësi.

Kërkesa e dytë për interpelancë u bë nga deputeti Arbi Agalliu që kërkon që ministrja të qartësojë menjëherë arsyet se pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive është e shtrirë në kohë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp