Më shumë se 30 deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, mëson gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Raziela Myslimaj.
Ndërkohë në orën 13: 30 minuta Spiropali ësht takuar me Presidentin Bajram Begaj i cili ende nuk ka firmosur ndryshimet e kabinetit qeveritar të propozuar dje në Kongres nga kryeministri Edi Rama.
Në mbledhjen e grupit PS-së që u mbajt paraditen e sotme Kryesocialisti Rama ndërsa prezantoi 3 ministrat e rinj Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengo, si edhe Niko Peleshin që me propozimet e Ramës në Kongres nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes por kreu i grupit të PS-së.
Elisa Spiropali hyri dje në kongresin e PS-se si Ministre e shtetit për Parlamentin por në fund doli si e propozuar nga Edi Rama për tu emëruar si numri 2 i shtetit. Madje dje Rama ftoi socialistët ti japin të gjithë mbështetjen Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit
Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën "Mjaft", më pas Drejtore Doganash në qeverinë "Rama 1" , drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë Rama propozoi që Bledi Çuçi do të marrë detyrën e nënkryetarit të Kuvendit duke larguar nga ky post Ermonela Felaj.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/66a79013cbee5ps1.jpg)
Lajmi kryesor:
Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama prezanton në PS ministrat e rinj dhe kreun e grupit! Seanca e posaçme shtyhet për nesër
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.4%
-
Jo
34.4%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 3119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit
29 Korrik, 13:54
-
Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama prezanton në PS ministrat e rinj dhe kreun e grupit! Seanca e posaçme shtyhet për nesër
29 Korrik, 07:32
-
Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi
28 Korrik, 22:55
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Alban Daci: Ndryshimet në Qeveri dhe 3 PS-të!
28 Korrik, 20:04
-
Ardit Bido: Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun
28 Korrik, 20:00
-
Deputeti Lavdrim Krashi shpjegon ndryshimet: E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi! Jemi afër zgjedhjeve, duhet rinovuar ekipi
28 Korrik, 19:39
-
Ylli Pata: Një kabinet i ri teknik, apo politikanë të rinj në PS?
28 Korrik, 18:55
-
Kongresi i PS/ Delegatët votuan për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat
28 Korrik, 16:14
-
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
28 Korrik, 15:55
-
Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë
28 Korrik, 15:50