Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991

Juristi Kreshnik Spahiu ka sjellë në vëmendje figurën e Pjetër Arbnorit, ndërsa po komentonte në Report Tv djegien e karrigeve të Kuvendit nga deputetët e PD. Spahiu tha në emisionin ‘Frontilne’ se Arbnori vuajti 30 vjet në burgje, por nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991.

"Protestat e forcojnë PD brenda llojit, protesta në stilin e vet është mjeti kryesor që Berisha ka dominuar mbi rivalët e tij, mbi kritikët e tij brenda spektrit të djathtë dhe që ka mundur 34 vjet të mbajë domain e liderit të krahut të djathtë. Kur është dukur si do sfumohet, Berisha ka luajtur strategjinë e protestave për t’u shndërruar në qendër graviteti opozitar. Jashtë llojit të vet elektorati gri nuk i bashkohet këtij reagimi. PD po mundohet të alternojë protestën e rrugës me aksionin radikal në Kuvend. Unë jam rritur në protestë, kam qenë pjesë e organizimeve kundër çdo kryeministri. Një nga idhujt e mi politikë ka qenë Arbori, se është nga të vetmit parlamentarë që vinte nga 30 vite vuajtje dënimi për shkak të bindjeve politike, por edhe Arbnori që vuajti 30 vite në burgjet e komunizmit nuk dogji karriget e kuvendit. Kuvendi i ‘91-‘94 ka qenë i një standardi shumë të lartë dhe i një niveli të elitave politike shumë të më lartë krahasuar me nivelin sot", tha Spahiu. 


Lajmi kryesor:

Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh

Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh