Spahiu: Njerëz të verbuar bardhezi / Socialistët foto me plazhe plot, Berishjanët nxjerrin çadra bosh

Juristi Kreshnik Spahiu evidentoi një veçori të këtij sezoni turistik, teksa theksoi se në rrjetet sociale, berishjanët postojnë foto me çadra dhe shezlone bosh, ndërsa socialistët me plazhe plot. Kjo sipas tij, pasi njerëzit i shohin gjërat gjithnjë bardh e zi, por duhet kuptuar natyra e vërtetë e të bërit turizëm në Shqipëri.

'Ndjej keqardhje që një pjesë e popullit janë verbuar dhe e shohin bardh e zi. Një pjesë e shikon të bardhë  dhe një pjesë e shikon të zezë, pjesa e socialistëve publikojnë plazhe plot, berishjanët postojnë me çadra dhe shezlone bosh. Të dyja palët thonë një pjesë të vërtetës, të dy palët nuk njohin ngjyrat. Në plazh sidomos në jug, ka më pak turist se një vit më parë, por në aeroport ka një numër shumë të lartë turistësh se një vit më parë. Të paktën gjysma e turistëve nuk vijnë për plazhe. Kanë motive të tjera. Kryesisht vijnë për një turizëm historik. Fokusohen në Berat, kishat e Beratit. Shkojnë në Gjirokastrës, në Korçë, shkojnë në veriun e Shqipërisë. Në ditën që ata zhvillojnë turizmin , ka dhe ditë në disa qytetet të Shqipërisë. Qeveria duhet të ketë parasysh, se Shqipëria nuk mund të tentoj turizmin elitar, jemi 200 vite pas, për infrastrukturën, turizmi dhe si operator nuk mund të rivalizojmë as Greqinë, Italinë, Kroacinë apo Spanjë. E kanë trashëgimi. Tek ne operatorët nuk asnjë kulturë, traditë apo trashëgimi. Gjysma e operatorëve në jug nuk kanë shkel në Tiranë, jo më të kenë shkel në Spanjë, apo Karaibe. Shërbimi nuk do afrojë dot turizmin elitar. Duhet të përgatitemi për turistët e varfër dhe të mesëm', u shpreh Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Zjarret në plazhe / Ata që kishin sloganin 'Tokë e Xanun', sot e duan Shqipërinë, 'Tokë e djegun'


G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve

Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve