Ylli Pata: Stefania Craxi dhe Argita Berisha, dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Ylli Pata: Stefania Craxi dhe Argita Berisha, dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Argita Berisha dhe Stefania Craxi

Argita Berisha deklaroi mbrëmë se është gati të marrë poste të rëndësishme në opozitën shqiptare. Një deklaratë e pritshme pas angazhimit të saj në tribunat e foltores në emër të të atit.

Argita, megjithatë nuk pritej sot që t’i hynte politikës së madhe, pasi në realitet ajo i ka hyrë prej shumë vitesh. Praktikisht prej viteve 2003-2004, kur ajo u bë lobimi më i fuqishëm në PD, e sidomos kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Mjaft figura të rëndësishme të dorës së parë, por sidomos të dorës së dytë, por më të rëndësishëm se ministrat ishin lobim i saj.

Në vitin 2006 u fol shumë për hyrjen e saj në kupolën e PD-së, duke parë forcën e saj reale në pushtet. Por interesimit të gazetarëve ajo ju përgjigj negativisht. Një përgjigje të njëjtë e ka dhënë edhe Sali Berisha, i cili theksoi në vija të trasha se fëmijët e mi nuk do të hyjnë në politikë sepse kanë profesionet e tyre.

Në fakt, si Argita, ashtu edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, nuk kanë qenë aspak dorëjashtë nga zhvillimet politike në partinë e babait. Ata kanë pasur, vazhdimisht lobet e tyre të operimit dhe vendimarrjes. Madje më larg se politika aktive, media, biznesi, e mbi të gjitha drejtësia shqiptare. Ku sipas edhe SHBA e Britanisë së Madhe, ka pasur një influencë të rëndësishme në emërimet e drejtësisë shqiptare para reformës.

Po nejse, ky është një muhabet tjetër. Politikisht, Argita po kërkon të integrohet për të marrë dhe mbrojtur trashëgimin e babait në Partinë Demokratike. Madje, nëse gjykata ja jep vulën rithemelimit apo foltores, Argita merr frenat e opozitës legale në dorë.

Ky është një model tipik oriental, qartazi gjysëm monarkist ku pushteti kalon nga babai te biri apo vajza.

Por për të dhënë një ilustrim perëndimor në këtë rast, ja vlen që të sjellim përvojën jetësore të vajzës së njërit prej legjendave të Italisë, të ndjerit Bettino Craxi, ish-kryeministër, lideri i Partisë Socialiste Italiane, i cili në fund të karrierës përfundoi nën hetime për korrupsion.

Modeli që ne flasim është as më pak dhe as më shumë por Senatore e Republikës Italiane. Quhet Stefania Craxi. E moshës 64 vjeç, që karrierën politike e nisi pas tragjedisë së babait të saj që ajo jo vetëm e donte shumë, por i ka shërbyer deri në ditën e fundit me një përkushtim spartan. Por përveç politikës, Stefiania është edhe një personazh i rëndësishëm i jetës së biznesit mediatik jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Për ilustrim, Stefania është edhe një nga themelueset e gjigandit Endemol, që sot kontrollon tregun më të madh të reality show-ve që nga Big Brother e me radhë. Stefania, nuk ka shkollë të lartë, edhe pse në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Milano ka qenë e shkëlqyer.

Pas shkollës së mesme i hyn me pasion një aktiviteti mediatic në televizionet private të Berlusconit, mikut të babait të vet, ku ngre rrënjët e reality, si një format që sot sjell miliarda. Jemi në vitin 1985, kur Stefania është 25 vjeçe dhe Italia po përjeton boom-in e dytë të kohës crax-iane.

Edhe pse vajza e njeriut më të fuqishëm të vendit, i cili hyri në përplasje gati të armatosur me aleatin më të ngushtë të Italisë-SHBA në incidentin e Signorella, Stefania mbeti ajo vajzë e zgjuar por e lidhur shumë me babain.

Shtatë vjet më vonë, Bettino Craxi ishte nën hetim për korrupsion nga grupi i prokurorëve të Milanos “Mani Pulito” që shkatërroi të gjithë Republikën e Dytë të Italisë.

Craxi, doli në proces, përballë Antionio Di Pietros. Pra shkoi në gjyq, nuk e refuzoi atë. Dhe në proces dha një deklaratë apo një pyetje përgjigje me Di Pietron që edhe sot ka mbetur në analet e historisë së Italisë.

Pas atij procesi, Craxi, nuk pranoi të shkoi në burg, si shumë kolegë të tij. Me ndihmën dhe sugjerimin e mikut të tij, ish-presidentit të Tunizisë,  Zine El Abidine Ben Ali, ai u zhvendos në qytetin piktoresk të Hamammet-it. Thuhet, se edhe Ghadafi i ofroi azil Craxit, por nuk e pranoi.

Në Hammamet, Craxit ju dha një vilë e madhe, si dhe një grup policësh të Gardës kombëtare që e ruanin. Por kujdesin për babain e ka mbajtur Stefania. Bettino Graxi ishte sëmurë me diabet të shkallës së lartë, e për më shumë nuk mbante fare perizë. Hante makarona e ëmbëlsira arabe fshehurazi pa fund.

Stefania i shërbeu si sekretare në kuptimin e plotë të fjalës, edhe me dëshirën e të atit. i cili i dha të bijës një know how të nivelit të lartë që përbënte një universitet. Megjithatë drama e Craxit ishte e rëndë, ai vdiq nga diabeti në vitin 2000, si pasojë e mos pranimit që të kurohet në Itali. E Tunizia kishte një nivel shëndetësor si Shqipëria e atyre viteve.

Regjisori i madh Gianni Amellio, i cili ka bërë L’America për Shqipërinë, ka bërë edhe filmin e madh Hammamet kushtuar Bettino Craxit. Me një Pierfrancesco Favino të nivelit të lartë, filmi më shumë se autor, është një dokumentar artistik.

Craxi, si përfundim nuk shkoi në Itali thjesht se nuk donte të bënte burg atje, pasi u dënua, por ishte i pari që u paraqit në prokurori dhe në gjykatë.

Vdekja e babait, sidomos në rrethana tragjike la një traumë te Stefania, e cila gjithë jetën më pas ja kushtoi për të pastruar emrin e të atit. Që e konsideronin “Hajduti më i madh i politikës”. Themeloi Fondacionin Craxi, hyri në politikë dhe vijoi projektin e saj të Endemol me bashkëshortin e dytë, që mori përsipër edhe investimin.

Sot, 24 vjet pas vdekjes së babait të saj, Stefania është një politikane e rëndësishme, edhe pse jo si i ati. Në një farë mënyrë u mundua ta bëjë krenar, duke mbrojtur të mirat sipas saj të Bettino Craxit. Ka mjaft që e kundërshtojnë, kritikojnë, por gjithsesi ajo sot është bërë një politikane më jetëgjatë se legjenda e babait të saj./ Tema

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 22/05/2024 07:10

    Shkrim pa kuptim.Se pse duhet te ishin te dyja njesoj ne ngjarjet e baballarve dhe te reflektimit te tyre,nuk e di.Sa per Craxin,megjithe zbukurimet qe i beni,per italianet mbeti nje hajdut,qe e pati shume frike burgun.

    Përgjigju
  • Dardan: 22/05/2024 03:02

    ...ESHTE URDHER NGA BEOGRADI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Berisha nuk ka humbur gjyqin, por ka provuar fajësinë

Mero Baze: Berisha nuk ka humbur gjyqin, por ka provuar fajësinë