'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë

'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë

Studio Live

TIRANË - Gjykata Kushtetuese quajti si të ligjshëm masën e parë të SPAK ndaj Sali Berishës atë me ‘detyrim paraqitje’, duke theksuar se nuk ishte nevoja për leje nga Kuvendi.

Debati për këtë vendim u ndez në ‘Studio Live’ me Faik Bashën, Hazgan Haklajn dhe avokatin Edmond Petraj. Basha theksoi edhe një herë për Arbër Hitajn, akuzat e Metës për gjyqtarët e Kushtetueses, se janë noterizuar tek Lana.

'Gjykata Kushtetuese mandatet i ka noterizuar tek Lana. Dhe shkojmë tek vendimet që nuk i zbaton aq qeveria. Vendimin për Xhaçkën nuk e merr parasysh parlamenti. Nuk jam për kundërshtim të institucioneve ligjzbatuese. Por për individ që shpërdorojnë detyrën dhe besimin e qytetarëve të republikës.'

Avokati Petraj shpjegoi pse Kushtetuesja mori këtë vendim.

'Këtu gjykohet çdo gjykatë kur nuk i vjen përshtat çdokujt. Interpretimi i gjykatës ka thënë që po SPAK ka vepruar drejtë se nuk është hequr liria. SPAK pasi bëri kërkesën në gjykatë nuk e quajti me vend ti bënte kërkesë parlamentit. Logjikisht nuk i drejtohesh Kuvendit. Për çfarë do i vinte parlamentit. Edhe pse në masën detyrim paraqitje do e gëzonte lirinë. Me vendimin e dytë, është se shkeli vendimin e parë. Fillon tjetër procedim penal. SPAK nuk e ka vlerësuar në thirrjen e tij si i pandehur. Ka shkelur vendimin e gjykatës.'

Ndërsa Haklaj theksoi se Meta dhe Berisha ka qenë pjesa më e dhunshme në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese mori vendim 8 me 0 ndaj Berishës dhe sipas tij është e drejtë që për detyrimin me paraqitje nuk kërkohet autorizim.

'Vendimi i GJK është unanim, 8 me 0. Pranoi njërën pjesë dhe e quajti arrestimin e ligjshëm. Dje akuzoi dhe Ivi Kason i mungon kultura kushtetuese, sepse Berisha dhe Rithemelimi ndodhen në këtë situatë pasi nuk zbatuan vendimin e gjykatës. Leja nga parlamenti kërkohet në kontrollin personal, arrest në burg të deputetit dhe arrest në burg. Detyrim paraqitje nuk kërkohet autorizim.'

'Njeriu më i dhunshëm është Ilir Meta. Ai mbahet mend gjatë që ka dhënë urdhër për hedhjen e granatave në vitin 2000 28 nëntor në Tropojë. Ka arrestuar në mënyrë të dhunshme zotërinë që ke në studio. Protestuan gjithë institucionet e të drejtave të njeriut. Më arrestoi duke shkelur ligjet e shtetit.'

Haklaj shton se Meta së fundmi ka humbur burrërinë.

'Meta humbi burrërinë. Më ktheni pasaportën tha dhe nuk iki jashtë shtetit.'

Sakaq, Basha thotë se Meta është super i frymëzuar sot më shumë se kurrë.

'Është super i frymëzuar. Më i motivuar se kurrë, më i angazhuar se kurrë për tu përballur dhëmbë më dhëmbë me këtë bandë kriminale.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoshan: 22/11/2024 19:25

    Azkan Haklaj!? Who the fuck is he?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?