Supë krem spinaq
Përbërësit:
500 gr spinaq
1 thelpi hudhër
1 qepë mesatare
2 patate
kripë dhe arrëmoskat
1.2 litër lëng perimesh
30 gr parmixhano
fara kungulli për servirje
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin, trumzën, qepën të grirë hollë e kaurdisim për 2-3 minuta, shtojmë patatet të prera në copa mesatare I përziejmë sëbashku me qepën dhe shtojmë lëngun e perimeve I lëmë të ziejnë patatet për 25 minuta. Pas 20 minutave shtojmë spinaqin të larë dhe të prerë vrazhdë. E përziejmë dhe e lëmë spinaqin të ziejë 2-3 minuta. Largojmë tenxheren dhe kalojmë supën në blender dore duke e kthyer në krem. E servirim me fara kungulli ose bëjmë të dyja këto të kaurdisen pa yndyrë në tigan.