Takimi historik në Singapor, Mike Pompeo: Çnuklearizimi në mënyrë të verifikueshme

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut po shkojnë mirë. Ai informoi gazetarët në Singapor, në prag të takimit historik mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime për t'i dhënë Koresë së Veriut "siguri të mjaftueshme" pas çnuklearizimit:

Nuk ka ndryshim në politikë, ne jemi gati të ndërmarrim veprime që do t'u japin atyre siguri të mjaftueshme se çnuklearizimi nuk është diçka që do të përfundonte keq për ta. Përkundrazi, ai do të çonte në një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e Koresë së Veriut. 

Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit 

Ai theksoi se sanksionet amerikane ndaj Veriut do të mbeten në fuqi derisa vendi të jetë çnuklearizuar. Por nëse diplomacia nuk lëviz në drejtimin e duhur, - tha ai - sanksionet "do të rriten":

Sipas sekretarit amerikan ç’nuclearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Gadishullit Korean është i vetmi rezultat që Shtetet e Bashkuara do të pranojnë. Sanksionet do të mbeten derisa Koreja e Veriut eliminon armët e saj të të shkatërrimit në masë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme.”

Sekretari i Shtetit nuk dëshiroi të thoshte nëse Presidenti Trump do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga gadishulli Korean.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!