Taksa për prodhuesit e energjisë, sipërmarrësit kundër: Të aplikohet vetëm në hidrocentralet e mëdha, tek të vegjlit penalizon prodhimin

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi taksë për prodhuesit e energjisë, por sipërmarrësit shprehen kundër kësaj nisme nëse do të aplikohet në hidrocentralet e vogla. Sipërmarrësi Zef Shtejfini tha në Report Tv se është pro kësaj takse nëse do t’u vendoset vetëm hidrocentraleve të mëdha siç janë Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shtjefini tha se kjo lloj takse do t’i penalizonte hidrocentralet e vogla, pasi qeveria në këtë kohë krize duhet të nxisë investimet për prodhimin e energjisë elektrike dhe jo t’i penalizojë ato.

“Jemi në fazën që qeveria duhet të nxisë investimet në sektorin e prodhimit të energjisë, jo ti bllokojë! Jam kundër. Nëse kryeministri për disa hidrocentrale që kanë përfituar nga kontrata jashtëzakonisht të dëmshme në disfavor të shtetit, do isha pro. Kemi privatizuar Ulzën, Shkopetin, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, i kemi privatizuar me çmim skandaloz. Vetëm me Ulzën në muajin prill ata që e kanë blerë kanë faturuar 25 mln, se në kontratë kanë vendosur jo vetëm që e blenë, por kanë vendosur që do e shesin energjinë vendit tonë me bursën hungarez. Prodhuesi shqiptar me 85 lekë. Penalizohet shqiptari dhe favorizohet i huaji. Nuk jam pro për të tjerët, duhet të krijohen bursa që të jenë të lirë.

Ndalur në rritjen e çmimit të energjisë, Shtjefini tha se është e papërballueshme për bizneset, ndonëse po subvencionohet biznesi i vogël.

“Ka një kontradiktë mes shifrave që raporton OSSH-ja, janë prodhuar 8.9 terravat dhe janë konsumuar 8.9, ndërkohë qeveria që thotë kemi blerë 25%. Nuk e vë në dyshim blerjen, por ajo që biznesi dhe ekonomia po thërret me të madhe është mospërballimi. Biznesi s’ka fuqi ta përballojë rritjen, edhe pse qeveria po subvencionin gjysmën e çmimit për biznesin e mesëm. Nëse nuk arrijmë ta përballojmë dot, thonim që nëse qeveria blen 25% aq % të faturës të na e rrisë, ndërsa reston të mos e rrisë çmimin se po e prodhon me kostot që kishim. S’ka logjikë të na e shesë energjinë që prodhon nga hidrocentralet e vendit me çmimin e bursës së Hungarisë. Qeveria e Kosovës nuk është më e pasur se e Shqipërisë, qeveria subvencionojë të gjitha bizneset, ose 25% sa e blejnë jashtëm, ose të jetë në të njëjtin nivel me qeverinë e Kosovës, ose ndryshe jemi jashtë këtij tregu”, vijoi Shtjefini.

Taksa për prodhuesit e energjisë u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Përmet, i cili tha se është duke u diskutuar vendosja e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë, të cilët kanë fitime marramendëse, në një kohë inflacioni është në nivele shumë të larta, i shkaktuar prej luftës në Ukrainë.

Rama tha se taksat e mbledhura do të shkojnë për familjet në nevojë e pensionistët, apo rritjen e pagave. Ende nuk ka asnjë detaj për këtë nismë të paraqitur nga kreu i qeverisë, por e njëjta masë është vendosur nga BE rreth një muaj më parë në kuadër të krizës së çmimeve të energjisë.

Kjo lloj takse vendoset për ato kompani të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më pare, jo prej investimeve të tyre apo zgjerimit të biznesit, por thjesht dhe vetëm sepse çmimi i energjisë në tregje është shtrenjtuar. Pra e njëjta kompani, pa kryer asnjë investim shtesë fiton shumëfish vetëm e vetëm prej çmimit të rritur dhe ndaj vendoset kjo taksë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë