Tasqebap

Përbërësit:

500 gr mish viçi ose qingji

3 kokrra qepë

3 thelpinj hudhër

pak vaj ulliri

1 lugë çaji miell

1/2  gotë verë

1 lugë çaji piper I kuq

1 filxhan kafe pure domate

1 gjethe dafinë

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë mishin e thajmë atë dhe e presim në kbuikë të vegjël. Qepët I presim hollë në kubikë ose në fije të holla. Vendosim tenxheren me vaj për ta ngrohur fillimisht vendosim copat emishit dhe I kaurdisim ato sat ë përthithet lengu. Shtojmë qepët dhe vazhdojmë ti kaurdisim sëbashku deri sa mishi dhe qepa të zverdhen. E pudrosim me 1 lugë çaji miell, e përziejmë dhe e shuajmë me verë. Shtojmë piperin e kuq, pure domate dhe I përziejmë, 1 gjethe dafinë, kripë dhe piper të zi shtojmë ujë të ngrohtë deri sat ë mbulohet pak mishi. Vendosim kapakun dhe e lëmë tasqebapin të ziejë në temperaturë mesatare për 40 minuta.