Tavë me mish të grirë dhe perime
Përbërësit:
500 gr mish I grirë ( mix)
1 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
kripë dhe piper të zi
pak spec pikant
1 lugë kafe piper I kuq ( I ëmbël)
Perimet
2-3 patate në feta
2 kunguj të njomë
1 domate
2 karrota
kripë, piper të zi, erza të thata
2 vezë
1 gotë kos
pak vaj
100 gr djath kaçkavall I butë
1/2 domate në feta
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj kaurdisim në të qepën sat ë zbutet, shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë deri sa të ndryshojë ngjyrën jo të thahet. Shtojmë hudhrën e copëtuara, kripë , piper të zi pak piper pikant, piperin e kuq I përziejmë sëbashku dhe largojmë tiganin nga zjarri. Lyejmë një tavë me vaj dhe vendosim në të patatet në feta të vendosura si tjegulla, I spërkasim me pak kripë dhe shtojmë mbi të përbërësit që kemi në tigan. Nivelojmë mirë mbi patate. Ndërkohë grijmë në rendë ( nga ana më e trashë) kungullin e pak kripë, domaten ( vetëm tulin) në kubikë të vegjël, karrotën në rende e piper të zi dhe I përziejmë të gjitha në një tas . I vendosim të gjitha këto perime mbi mish dhe I shpërndajmë duke I nivelaur mbi mishin e grirë. rrahin 3 vezë në një tas, kos, pak kripë dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës e shpëlajmë me pirun që veza dhe kosi të lyejmë mirë dhe tek mishi. vendosim disa feta domate në sipërfaqe dhe vendosimtavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta në 10 minuta e fundit shtojmë dhe djthain kackavall e lëmë sat ë shkrihet dhe të marr ngjyrë të artë.