Tavë me perime në furrë
Përbërësit:
150 gr lulelakër
200 gr brokoli
250 gr kërpudha
1 lgj kripë
4 kokrra vezë
800 gr kos
1 lgj majonezë
1 lgj vaj ulliri
bimë aromatike
kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim lulelakrën dhe brokolin të ziejnë në ujë të vluar me kripë për 4-6 minuta (brokoli për 4 minuta, ndërsa lulelakra 6 minuta). Ndërkohë tek kosi shtojmë vezët, majonezën dhe pak kripë. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim fillimisht një shtresë me brokoli dhe lulelakër. Më pas vendosim një shtresë me kërpudha të prera në feta, vendosim bimë aromatike sipas dëshirës dhe në fund hedhim kremin e kosit. E nivelojmë mirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.