Tavë me pulë dhe pilaf
Përbërësit:
800 gr mish pule
1 qepë mesatare
300 gr oriz
kripë dhe piper të zi
1/2 lugë kafe piper të kuq
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
Përgatitja:
Vendos në zjarr një tenxhere me 1 litër ujë të valojë në momentet që uji zien shtojmë në të copat e pulës dhe I lë të ziejnë për 20 minuta gjatë zierjes , shtojmë dhe kripën.
Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim vaj, qepën në kubikë e kaurdisim mirë deri sa qepa të bëhet transparante. Shtojmë orizin dhe e kaurdisim sëbashku me qepën për 3-4 minuta. Shtojmë piper të zi, ½ lugë kafe piper të kuq dhe e shënojmë me 1/2 e lëngut të pulës. E shtrojmë orizin në një tvë mbi të vendosim copat e pulës tek tuk mbi copat e pulës vendosim disa copëza të vogla gjalpi. Shtojmë dhe lëngun e pulës 1/2 që mbeti deri sa nivelojmë orizin dhe lëngu të jetë baraz e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në tempraturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta më pas largojmë letrën e aluminit dhe vendosim përsëri në furrë për 7-10 minuta deri sa të marr mishi një ngjyrë të artë.