Tekstet e gjuhës shqipe të
vështira prindërit përdorin fjalo

Tekstet e gjuhës shqipe të<br />vështira prindërit përdorin fjalo
TIRANE- Tekstet e gjuhës shqipe janë shumë të vështirë dhe të mbingarkuar aq sa prindërit nuk i kuptojnë dhe shpesh janë të detyruar të përdorin fjalor. Ky është alarmi që japin mësuesit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në kryeqytet ndërsa kërkojnë që reforma e altertekstit të kryhet menjëherë pasi shumë prej fëmijëve nuk arrijnë të kuptojnë atë ç’ka është shkruar në tekst. “Unë jam mësuese e Gjuhës Shqipe dhe nga ajo që kam parë unë nga puna e përditshme mund të them që tekstet janë të mbingarkuara.

Ndaj ajo duhet të thjeshtohet. Kanë një peshë më të madhe se sa fëmijët mund të mbajnë. Ta zëmë, prindërit mua më thonë se për të punuar me tekstin e gjuhës shqipe të klasë së pestë duhet të hapin fjalorin, imagjinoni tani se sa mund ta kuptojnë nxënësit kur nuk i kuptojnë prindërit” thotë Kurije Shehu, mësuese e gjuhës shqipe në shkollën “Emin Duraku”. Përveç teksteve më të thjeshta mësuesit e kryeqytetit kanë kërkuar më shumë kohë për studimin e tyre dhe përzgjedhjen pasi kjo procedurë nuk mund të kryhet brenda 20 ditëve. Një tjetër kërkesë e tyre ka qenë edhe përfshirja e prindërve në këto zgjedhje pasi edhe ata janë gjykues të mirë.

Ndërsa për mësuesit e Matematikës është absurde ndarje e kësaj lëndë në njohuri bazë dhe të avancuara. “Ajo që mua më shqetëson është ndarja e Matematikës në njohuri bazë dhe të avancuar. Nuk ka një ndarje logjike, pasi njohuritë nuk ndjekin njëra tjetrën. Dhe ne jemi munduar të bëjmë disa hile për mirë. Të njëjtën mësuese që jep matematikën bazë i lëmë edhe atë të avancuarën, në mënyrë që t’u japë mundësi nxënësve që të ndjekin njohuritë.

Ta zëmë njohuritë bazë i kalojnë më shpejt dhe i kushtojnë më shumë njohuritë e avancuara, por kjo është një gjë që duhet rregulluar”. ka theksuar Laureta Çela, mësuese matematike në gjimnazin “Qemal Stafa”. E ndërsa mësuesit kanë hedhur propozimet e tyre se si duhet të ndryshojë alterteksti Këshilltari i ministres së Arsimit, Agim Leka ka theksuar se kjo procedurë do të behet vetëm vitin e ardhshëm, pasi këtë vit do të punohet me të njëjtat tekste. Sipas tij, reforma do të finalizohet vitin e ardhshëm.
 
Propozimet e bëra
Mësuesit të përzgjedhin tekstin por në mënyrë transparente.
Të përfshihen edhe prindërit në komisionin e përzgjedhjes.
Tekstet të jenë më të thjeshta dhe të kuptueshme.
Librat mos ndryshohen çdo vit.
Përzgjedhjen kryesore ta bëjë MAS, mësuesve tu ofrohen 2-3 variante. Mos ketë ndarje të kurrikulës.

Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

‘Dosja K’/ Bedri Blloshmi: Revolta e Qafë Barit dhe krimet e fshehura pas saj

‘Dosja K’/ Bedri Blloshmi: Revolta e Qafë Barit dhe krimet e fshehura pas saj