Tentoi të vjedhë 2 makina, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

50-vjeçari Artan Andoni është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit këtë të diel pasi ka tentuar të vjedhë 2 makina në këtë qytet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:  A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje”, njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përfshihet nga flakët toka në lagjen “Sheq i Vogël”, në vendngjarje zjarrfikësit (VIDEO)

Fier/ Përfshihet nga flakët toka në lagjen “Sheq i Vogël”, në vendngjarje zjarrfikësit (VIDEO)