Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës: Florian Vlashi dhe artistët spanjollë apelojnë për mbështetje

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës: Florian Vlashi dhe artistët spanjollë apelojnë për mbështetje

“Koncertin dhe eventin NEXOS ia kushtojmë viktimave të tërmetit të Durrësit. Kujtimi ynë për to, emocioni ynë muzikë dhe fjalë”. Me këtë emocion nga poetesha Yolanda Castaño, u çel koncerti me muzikë dhe fjalë poetike që u organizua fundjavën e kaluar në Korunja (Spanjë).

Një grup poetësh të rinj, mjaft të vlerësuar nga kritika spanjolle, si dhe tre kompozitorë prezantuan veprat e tyre në koncertin “Nexos, Tingulli dhe Fjala”, që iu dedikua krejtësisht viktimave të tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, qytetit me më shumë se 26 shekuj ekzistencë.

“Fakti që Spanja ka qenë nga të paktët vende që nuk ka dhënë ndihma për viktimat e tërmetit që shkundi qytetin shqiptar të Durrësit, na bën me turp-shkroi të nesërmen gazeta “La Opinion”.

Kritiku i njohur Julio Andrade Malte, nënvizoi në artikullin e tij se “në afërsi të La Coruña-s jeton, që prej 27 vitesh, Florian Vlashi, durrsak, violinist i  Orkestrës Sinfonike dhe iniciator i shumë aktiviteteve artistike, të cilat pasurojnë artin e qytetit tonë.

Këtu është vendosur bashke me të shoqen Rediana Lukaçi, e cila po ashtu është nga i njëjti qytet;  këtu kanë lindur dhe dy fëmijët e tyre, Danieli dhe Martini, që të dy talente në muzike të një niveli tepër të lartë-vlerëson Andrade në analizën e shkurtër të koncertit, që u publikua në gazetën “La Opinion”.

Florian Vlashi në violinë dhe Ruslana Proopenku, pjesëtarë të Orkestrës Sinfonike të Galicisë dhe të formacionit “Shekulli I XX” që drejtohet nga Vlashi interpretuan në koncertin e organizuar nga Fundación Luis Seoane në qytetin e Korunjës . Njëra nga veprat, ajo me titull “Tiento, Lamento y Tocata” për formacionin duo i dedikohej bashkëshortëve artistë shqiptarë Florian Vlashi dhe Rediana Lukaçi.

Florian Vlashi i cili ka marrë vlerësime mjaft të larta nga kritika spanjolle dhe jo vetëm, ka në repertorin e tij qindra pjesë të interpretuara si solist dhe dirigjent në Spanjë, ku jeton dhe punon në Orkestrën Sinfonike të Galicisë që nga viti 1992; po ashtu edhe në Durrës, në vendlindje, ku ka organizuar që nga viti 2003 nëntë edicione të Bienales “Netët e Muzikës Klasike”.

Kompozitorë shqiptarë dhe të huaj si Edmond Buharaja, C. López García, J. Vara, X. De Paz , P. Pereiro, D. Malumbres, J. Durán, F. Buide del Real, Akil Koci, Ë. Rosinskij dhe Hugo Gomez-Chao Porta i kanë kushtuar veprat e tyre violinistit 55-vjeçar Florian Vlashi

Tre poetë dhe tre kompozitorë
Nga Julio Andrade Malte Gazeta “La Opinión” 09. 12. 2019

https://amp.laopinioncoruna.es/coruna/2019/12/10/tres-poetas-tres-compositores/1459142.html

“Nexos, Tingulli dhe Fjala” Akti i dedikohej viktimave të tërmetit të Durrësit. Fakti që Spanja ka qenë nga të paktët vende që nuk ka dhënë ndihma për viktimat e tërmetit që shkundi qytetin shqiptar të Durrësit, na bën me turp.

Durrësi, Epidami i vjetër grek, ka më shumë se 26 shekuj ekzistencë. Në afërsi të La Coruña-s jeton, që prej 27 vitesh, Florian Vlashi, durrsak, violinist i  Orkestrës Sinfonike dhe iniciator i shumë aktiviteteve artistike, të cilat pasurojnë artin e qytetit tonë.

Akti u drejtua nga poetesha Yolanda Castaño.

Lexuan poemat e tyre, që në disa raste ishin "proza poetike", tre krijues te rinj të pranishëm në sallë, veprat e të cilëve tërhoqën vëmendjen për cilësinë e lartë. Persa i përket kompozitorëve, ishin të pranishëm dy prej tyre (Mosquera dhe Gomez-Chao).

Pontevedresi Xesus Iglesias mungonte. Vepra e tij premierë botërore "Antitesis" për violinë e violonçel, u interpretua nga Vlashi dhe Prokopenko në mënyrë të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësisë së madhe teknike me ndërhyrjet e dhunshme apo pasazhet me harmonikë.

Federico prezantoi po ashtu si premierë botërore veprën “Tiento, Lamento y Tocata” për të njëjtin formacion në duo. Edhe kjo një partiturë e komplikuar, por Floriani dhe Ruslana zgjidhën shumë mirë kompleksitetin e kësaj vepre interesante.

Dhe përsëri një tjetër premierë botërore: “Chanson de la plus haute tour” e Hugo Gómez –Chao mbi poemën e Rimbaud. Partiturë mjaft e mire, të cilën e drejtoi vetë kompozitori dhe që kërkon nga soprano teknikë te rrallë dhe Clara Panas e përballoi me sukses.

Fjala prezantuese e koncertit nga Yolanda Castaño, poete

Tërmeti që, pak më shumë se një javë më parë, la 51 të vdekur në Shqipëri dhe shumë familje të shkatërruara, ka nevojë për ndihmë.

Duke ndërtuar prej vitesh me radhë një urë kulturore, artistike dhe muzikore Galicia-Shqipëri, siç është rasti i Grupit Instrumental të Shekullit XX të drejtuar nga Florian Vlashi, do të donim që kjo urë të merrte tani harmoninë e solidaritetit për familjet në nevojë urgjente.

Do t´ja kushtojmë, pra, këtë koncert dhe eventin NEXOS viktimave të tërmetit të Durrësit. Kujtimi ynë për to, emocioni ynë muzikë dhe fjalë.

Thellësisht: FALEMINDERIT

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë