Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi

Laçi dhe Tirana luajnë nesër në 16:00 për raundin e 34 në Superligën e futbollit. Pas humbjes 1-2 në derbin me Partizanin, Tirana shkon në transfertë me dy mungesa, ato të Lushkjas dhe Jonuzit për shkak kartonash, si edhe me Latifin ende jo në formë.

Për mediet para ndeshjes foli Erbim Fagu. Trajneri i Tiranës tha se në derbi lanë pikë, teksa janë të fokusuar në tre takimet e mbetura për të kapur "Final 4".

"Situata me mungesat - Gjendja e ekipit është e mirë, kemi një dëmtim të Latifit, kemi dy mungesa për shkak kartonësh, Jonuzi dhe Lushkja. Pjesa tjetër është e gatshme për sfidën.

Humbja në derbi dhe gjendja psikologjike - Ajo ndeshje tashmë është e kaluar, sigurisht na erdhi keq për pikët e lënë, por kemi edhe 3 ndeshje të tjera po aq të rëndësishme sa derbi. Do të bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe për të arritur objektivin. Ne nuk po bëjmë llogaritë çfarë ka kaluar, do mendojmë për nesër, shpresoj të marrim tri pikët dhe të arrijmë objektivin. Ne do bëjmë punën tonë, se çfarë bëjnë kundërshtarët kjo do shihet në fund, e rëndësishme është që skuadra të bëjë maksimumin.

Laçi - Ne shikojmë përpara, është shumë e rëndësishme ndeshja në Laç për të menduar për Vllazninë dhe Egnatian. Në çdo javë që do të luajmë çdo skuadër ka objektivin e saj, nuk ka kundërshtar të lehtë. Çdo lojtar luan për veten e tij dhe për skuadrën”, tha Fagu për mediet.

Tirana me 46 pikë mban vendin e gjashtë, një pikë pas vendit të katërt që të çon në ndeshjet shtesë dhe garën për titullin kampion. Laçi me 39 pikë ndodhet në pozitën e tetë që të çon në play-out dhe djemtë e Armando Cungut më shumë se kurrë kanë nevojë për pikë.

S.DH/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë

'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë