'Tmerri i kilogramëve të tepërta'/ Si të biem në peshë pas festave, nutricionistja për Report Tv jep këshilla...dhe një dietë për ata që kanë kaluar COVID

TIRANË- Për të gjithë, festat e fundvitit përkthehen në argëtim familjar, harmoni por edhe gatime të shijshme. Qëndrimi në shtëpi, na bën mëkatar duke shijuar ushqime kalorike apo dhe ëmbëlsira, gjë për të cilat mund të pendohemi kur shohim spostimin e numrave mbi peshore. Fill pas ditëve të festave, këshillat e nutricionistëve janë shpëtimi për të hequr kilogramët e marrë në ato pak ditë.

 “E gjitha kjo duhet të rregullohet me një priviligjim direkt të frutave dhe perimeve, sidomos atyre perimeve siç janë perimet me gjethe jeshile ose brokoli, qoftë dhe argjinarja që ne e mbajmë si mbretin e dimrit pikërisht se ka veti diuretike për organizmin", tha Arlinda Garuci .

Një nga këshillat bazë është konsumimi i fibrave që sipas Garucit gjenden kryesisht të mishi i bardhë dhe bishtajoret.

"Dhe nga i gjithë ky ushqim që është bërë gjatë festave, sigurisht që mund të ndihmojnë në tretjen dhe në përmbajtjen e fibrave të larta që kanë për organizmin. Duhet të privilegjojmë më shumë mishin e bardhë, të jemi të mishi i pulës te peshku, te proteinat bimore, mishi i kuq më pak", tha ajo në intervistën për Report Tv.

Për nepset e pamenaxhueshme nutricionistja i ndalon rreptësisht .

"Ëmbëlsirat duhet tashmë t’i shmangin sa më shumë sepse mendoj që kemi ngrënë mjaftueshëm”, shtoi Garuci.

Bashkë me festat, ky vit ka gjetur shumë persona të cilët janë prekur me COVID. Por  si ta rrimarin veten dhe si të organizohen ata  për të dalë nga gjendja e lodhur fizike dhe mendore

"Dieta e tyre të jetë më shumë në bazë proteinash sesa karbohidratesh sigurisht duke përmbajtur dhe masat e duhura. Këshillohen proteinat, fibrat dhe mineralet për të mbajtur një imunitet të mirë dhe përdorimin e erëzave të ndryshme aromatike që ta ndihmojmë pak në atë mungesën e shijes”, përfundoi Garuci.

Shumica e pacientëve mund të kenë humbur peshë, post COVID-o disa të tjerë i ka gjetur me disa kilogramë më tepër. Ndaj edhe në këtë situatë, nutricionistja Garuci u përqëndrua te dieta mesdhetare e cila do i ndihmojë në rifitimin e imunitetit si dhe rënien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille