Tony Blair: BE të zgjidhi problemin
e Brexit ndryshe ka pasoja politike

Tony Blair: BE të zgjidhi problemin<br />e Brexit ndryshe ka pasoja politike<br>
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka deklaruar se BE duhet të tregoi lidership për situatën e Brexit. E vërteta është se të gjitha shqetësimet që janë shfaqur në Britani, e që çuan deri tek Brexit mund të shfaqen edhe në çdo vend tjetër evropian.

“Dua tu them liderëve të BE-së  se ata duhet të tregojnë lidership në këtë situatë të vështirë politike. E vërteta është se të gjitha shqetësimet që janë shfaqur në Britani, e që çuan deri tek Brexit mund të shfaqen edhe në çdo vend tjetër evropian, thjeshtë në Britani ndodhi që u mbajt një referendum për qëndrimin apo daljen nga BE-ja” tha Tony Blair.

Në intervistën e tij ku foli edhe për presidentin Donald Trump dhe Lindjen e Mesme, Blair tha se dalja e Britanisë nga BE mund ta dëmtonte bllokun ekonomikisht dhe politikisht dhe sfidoi liderët evropianë të ndërmarrin iniciativa për të bërë reforma që do ta mbanin Britaninë në klub.

“Nëse Brexit shkon deri në fund, Evropa do të zvogëlohet si entitet, do të humbasë një ekonomi të madhe dhe një lojtar politik me peshë. Evropa do të jetë më e dobët. Por, Brexit duhet të jetë një mundësi që Evropa të përballet me disa çështje thelbësore për të gjithë qytetarët. Dhe nëse kjo bëhet atëherë mund të gjejmë një mënyrë që Britania të qëndrojë në bllok”, tregoi Blair.

Sipas Blair Evropa nuk duhet të lejoj të ndodhi Brexit sepse do sillte pasoja politike, ekonomike dhe zvogëlim të entitetit do ndikoj në dobësimin  e saj prandaj duhet gjej mënyrën për ta zgjidhur problemin e Brexit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim