Tortë me portokall të karamelizuara
Përbërësit:
5 kokrra portokalle

4 vezë
1 filxhan çaji sheqer
80 ml vaj bimor
1 gotë lëng portokalli ( 200 ml)
250 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1 pako vanilje
1 lugë gjelle lëkurë portokalli
Përgatitja:
Fillimisht lajmë mirë portokallet, 1 portokall e presim në feta rrumbullake me trashësi 0.3 cm. Në një tigan vendosim 1/2 gotë sheqer dhe 1/2 gotë ujë dhe sapo të fillojë të valojë vendosim fetat e portokallit të ziejnë për 5 minuta, e largojmë dhe e lëmë menjëanë. Ndërkohë në një tepsi keku vendosim letër pjekje e spërkasim me pak sheqer dhe vendosim fetat e portokallit që karamelizuam duke mbuluar komplet sipërfaqen e tepsisë. Në një tas rrahim 4 vezë, sheqerin ( 150 gr) I përziejmë deri sa vezët të rrisin volumin dhe sheqeri të shkrijë. Shtojmë vajin ( 80 ml) dhe vazhdojmë përziejmë me tel dore, shtojmë 1 lugë gjelle lëkurë portokalli, lëngun e portokallit 1 gotë ( 200 ml) dhe 250 gr miell, pluhur pjekës dhe sheqer vanilje ( 1 pako) I përziejmë mirë të gjithë përbërësit sat ë na formohet një krem I lidhur ( jo I trashë). Mbulojmë fetat e portokallit me brumë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40-45 minuta. E nxjerrim ëmbëlsirën nga furra e lëmë të ftohet pak dhe e servirim duke e kthyer nga ana tjetër me qëllim që të na dalin fetat e portokallit nga sipër. Tek lëngu që ziejmë fetat e portokallit shtojmë ½ gotë lëng portokalli e lëmë sat ë marrë një valë dhe e spërkasim ëmbëlsirën për të dhënë shije. Më furçën e lyejmë ëmbëlsirën dhe e lëmë përsëri të ftohet kur të jetë gati e shërbejmë.
D.M./Shqiptarja.comKomente

