TIRANË- Trëndafila të bardhe dhe qirinj janë ndezur në dritaret e fakultetit Filologjik në përkujtim të Sikela Përroi, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, nga aksidenti fatal që ndodhi pasditen e së enjtes (9 mars) te mbikalimi i TEG-ut.

Studentët e gazetarisë si dhe drejtuesi i departamentit të Gazetarisë Mark Marku, kryen homazhe në kujtim të 23-vjeçares e cila ishte studente për Gazetari dhe Komunikim. Ato ndezën qirinj pranë fotos së studentes dhe duartrokitën për të vlerësuar kolegen dhe miken e tyre.

Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet të jetë shkaku i aksidentit të rëndë te rreth-rrotullimi i TEG-ut që i mori jetën 3 të rinjve, dhe la të plagosur 3 anëtarë të së njëjtës familje. Shoferi 22-vjeçar që fluturoi me makinë dhe zuri një tjetër poshtë, ishte ndëshkuar 5 herë për shkelje në rrugë brena 5 muajsh dhe në rrjetet sociale postonte video ku udhëtonte me mbi 200 kilometra në orë.

‘Audi’ i drejtuar nga 20 vjeçari Klevis Ruçaj, që vinte nga Farka në Unazën e Madhe Lindore të Tiranës çau barrierat në rrreth-rrotullimin e TEG-ut dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës dhe ranë sipër një automjeti Hundai që ishte në lëvizje.

I riu ndërroi jetë së bashku me 2 pasagjeret në makinën e tij Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Të plagosur mbetën 3 anëtarë të një familje në automjetin e goditur nga lart, që po lëviznin në drejtim të Elbasanit, gjendja e të cilëve raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Aksidenti te mbikalimi i TEG-ut/ Del VIDEO tjetër, i riu me shpejtësi skëterrë çan barrierën dhe ‘fluturon’ nga mbikalimi

Report Tv ka siguruar një video tjetër të aksidentit tragjik që ndodhi te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj. Klevis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip ‘Audi’, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera.

Siç shihet i riu i cili ishte në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rreth rrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan. Pari ra nga mbikalimi makina u përplas me një ‘Benz’, duke lënë të plagosur edhe tre anëtarë të një familje.

I riu ndërroi jetë së bashku me 2 pasagjeret në makinën e tij Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Të plagosur mbetën 3 anëtarë të një familje në automjetin e goditur nga lart, që po lëviznin në drejtim të Elbasanit, gjendja e të cilëve raportohet jashtë rrezikut për jetën.