TURQI- Të paktën dy persona kanë vdekur si dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një tubimi të partisë pro-kurde ‘HDP’ në qytetin Dijarbakir në jug-lindje të Anadollit.
Dy shpërthime janë dëgjuar gjatë tubimimit të opozitës, ku si pasojë mbetën të vrarë 4 vetë si dhe u plagosën më shumë se 350 demonstrues, në takimin e udhëheqësit të partisë kurde Selahatin Demirtas.
Raportet fillestare theksuan se shkak i vdekjeve ka qënë një shpërthim i vetëm, por një burim i lartë i sigurisë ka treguar se ka pasur dy shpërthime njëri pas tjetrit që shkaktuan dhe tragjedinë.
Zyrtarët kanë theksuar fillimisht se shkak i shpërthimit është bërë një transformator i energjisë elektrike, por më vonë e përjashtuan si mundësi.
Dhjetëra mijëra njerëz, po marrin pjesë në mitingjet e partisë pro-kurde (HDP), në qytetin jug-lindor, dy ditë përpara zgjedhjeve legjislative në vend.
Redaksia Online
(d.a/shqipyarja.com)
/Shqiptarja.com