U tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht, Zani Caushi sherr me prokuroren në gjykatë: Pse dhe konferencë për shtyp para vendimit? (Detajet)

Korça këtë të martë u blindua nga forca të shumta policie. Në Gjykatë hyri Zani Caushi, i konsideruari i forti i Vlorës për një sërë krimesh në vitin e trazirave ’97. Asnjë i afërm i tij nuk ishte jashtë gjykatës, megjithatë  kureshtjes për të parë ish-kreun e bandës së ’97 nuk i shpëtuan qytetarë të zakonshëm.

Gjyqtares nuk iu desh të marrë një vendim. Krejt papritur, Myrteza Caushi u tërhoq nga kërkesa që kishte depozituar në maj 2020 në sekretarinë e Gjykatës për lirimin me kusht për sjellje të mirë.

Paralajmërimi që kreu i burgjeve Agim Ismaili bëri ekskluzivisht në Report Tv se Zani Caushi nuk duhet liruar pasi nuk është rehabilituar dhe qëndrimi i prokurorisë për ta rrëzuar kërkesën për liri, kishte përgatitur të fortin e Vlorës  për një tjetër strategji.

Seanca gjyqësore me dyer të mbyllura nisi me përplasje me prokuroren duke e akuzuar dhe provokuar qëndrimi i saj ka qenë i paracaktuar dhe padyshim edhe qëndrimi i gjykatës, do ishte i tillë për të rrëzuar kërkesën e tij. Në kulmin e debatit, teksa gjyqtari Selaudin Pysqyli do tërhiqej për vendim, Zani Caushi dhe avokati ish-gjyqtar, Arben Lera u tërhoqën nga kërkesa e tyre duke sjellë pushimin e çështjes.

Më 14 maj 2020 Myrteza Caushi me vetëm një fletë dhe një argument: “Sjellje e mirë”, i kërkonte gjykatës së Korçës, lirimin me kusht, ndërsa avokati sqaroi se kjo e drejtë lind për shkak se i Caushi ka qenë 31 vite në burg, ku edhe aktualisht ndodhet në qelitë e burgut të Drenovës.

“Nuk ishte e parashikuar nga ana ime, ishte një veprim që u mor në momentin e fundit. Në lidhje me tërheqjen e kërkesës, ka të bëjë me llogaritjet e viteve të burgimit. Normalisht veprimi i ligjit penal është në kohë, nëse Zani Caushi është dënuar në vitin 2000 atëherë aplikohet ligji i atij viti dhe jo i vitit 2020. Që tregon se lirimi me kusht në vitin 2000 ka qenë me 25 vite”, tha avokati Arben Lera.

Por sjellja e mirë duket të jetë vetëm në letra, pasi gjatë vuajtjes së dënimit Myrteza Caushaj ka vijuar të kryejë vepra penale.

Sipas prokurorisë, i forti i Vlorës është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”, elementë këto që faktojnë se ai nuk është rehabilituar.

Në muajin prill 2020 ndaj Myrteza Çaushit ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Burgut Drenovë, për shkak të një revolte brenda në burg. Për këtë episod, në të njëjtën kohë kur ka bërë kërkesën për liri, Caushi ka kundërshtuar edhe masën disiplinore për revoltën në burg, e cila është në proces shqyrtimi nga gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, si ish- kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Il popolo: 18/07/2020 22:25

    Nuk gjejme dote pede tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë