Vazhdon greva në Ballsh/ Tre prej tyre dërgohen në spital: Do rikthehem përsëri, dua lekët, ku t'i çoj fëmijët!

FIER- 10 naftëtarët e Ballshit janë në ditën e 6 të grevës për të kërkuar 5 pagat e prapambetura, ku tre prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Grevistët shprehen se nuk protestojnë vetëm për pagat por edhe për kushtet ku punojnë, por do të qëndrojnë deri në vdekje.

"Kemi që të hënën këtu por jemi të vendosur sepse është një cështje me të drejtë.

Kushtet do të bëjnë të vetën dhe gjendja do të vjë të rëndohet, shokët shfaqën probleme pasi njëri vuan nga tensioni i lartë e tjetri nga zemra.

Nuk lejojmë shërbim shëndetësor këtu, vetëm në spital do të lejojmë që të marrin shërbim shëndetësor', është shprehur grevisti Ervin Torraj.

 

Ai është shprehur se kusht është të hidhen 3-4 pagat, për momentin nuk ka gjë për ato të prapmbetura.

"Deri tani muk ka ardhur asnjë, vetëm një përfaqësues i Avokatit të Popullit ditën e dytë.

Jemi të zhgënjyer, por mesa shikojmë shpresat sa vijnë dhe veniten.

Nuk janë vetëm pagat por edhe kushtet e punës jo të na trajtojnë si skllevër, të flak në rrugë kur të duan ata", është shprehur grevisti.

Sipas gazetarit të Report Tv, nesër në orën 9 do të bëhet një tubim paqësor në rrugët e Bashkisë së Ballshit, ku ata do të mbështeten edhe nga qytetarët.

I marrë në intervistë nga Report Tv, njëri nga grevistët e sëmurë është shprehur se do të shkojë përsëri atje.

"Do të shkoj prap atje dua lekët, ku t'i çoj fëmijët",  është shprehur grevisti, i cili ndodhet në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore.

 Mjeku që priti të sëmurin tha se ai erdhi me të vjella, marrje mendësh, me simptoma të hipertomisë, por do të përmirësohet.

"Tashmë tensioni i është stabilizuar, brenda tre orësh do të jetë më mirë", ka thënë mjeku.

Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 6 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

Kujtojmë që vazhdon akoma greva e 14 punonjësve të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit të cilët kanë për të marrë 27 pagat e prapambetura. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 22/02/2020 15:29

    Leket do ju a sjelle Nafije Dybeku qe i qan zemra per ju, sa te shese nja 3 kile flori krrabe dhe do ju a jape rrogat dhe juve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm