Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë mjeke stomatologe. "Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama. Dr.Aneta lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente. Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike. Dr.Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme për punë shumë të mirë e rezultate shkencore në shërbimin ndaj qytetarit. Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“ në një atmosferë të jashtëzakonshme festive të mbarë dentistrisë. Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur: nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës. U prehsh në paqe Dr.Aneta" mbyllet reagimi.
Lajmi kryesor:
Reagimet për vdekjen e Aneta Ramës! Meta: U prehtë në paqe! Thaçi: Ngushëllime! Pëllumbi: E pa harruar qoftë
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.9%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Një për të gjithë e të gjithë për një’, nga fjalët e ngrohta të nënës së tij, Anetës dhe të Lindës, tek kujtimet e karrierës së tij politike, Rama publikon videon
23 Prill 2021, 09:00
-
Fevziu lexon pa ndroje mesazhin skandaloz të Sali Berishës për Anetën, nënën e ndjerë të Edi Ramës. Ja si reagon kryeminstri (VIDEO)
16 Tetor 2020, 10:14
-
Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës për humbjen e nënës: I qëndroj pranë, bashkë me shumë italianë
2 Gusht 2020, 21:25
-
'Mund të derdhësh lot pse iku ose të bësh atë që ajo donte'/ Rama postim prekës për nënën e tij që u nda nga jeta 1 ditë më parë
2 Gusht 2020, 17:16
-
Dënojeni me votë, jo me mallkime
2 Gusht 2020, 15:17
-
Teta Neta, lamtumirë!
1 Gusht 2020, 16:57
-
Ca të nënës, ca të vjehrrës/ Nga Sadije Toptani te Aneta Rama, kush ishin nënat e udhëheqësve politikë shqiptarë?
1 Gusht 2020, 12:24
-
Rrëfimi me lot në sy i shoqes së ngushtë: E kujtoj kur erdhi nuse, herën e fundit më tha kam ethe! Iku Neta...e doja!
1 Gusht 2020, 11:49
-
Fqinji për Report Tv: Aneta Rama ishte zonjë e rrallë, para një muaji e takova për herë të fundit...
1 Gusht 2020, 11:03
-
Reagimet për vdekjen e Aneta Ramës! Meta: U prehtë në paqe! Thaçi: Ngushëllime! Pëllumbi: E pa harruar qoftë
1 Gusht 2020, 10:20
-
Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, kurora lulesh nga kabineti qeveritar! Rama: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë
1 Gusht 2020, 09:02
-
FOTOLAJM/ Rama feston ditëlindjen në krah të nënës: Ajo më dha jetën
4 Korrik 2020, 12:31