Vetëm pak orë pas arrestimit të Metës, Sali Berisha njofton protestën e radhës më 29 tetor

Vetëm pak orë pas arrestimit të Metës, Sali Berisha njofton protestën e radhës më 29 tetor

Sali Berisha

Në mbledhjen e kryesisë së PD, që po zhvillohet vetëm pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës të asaj që e quan mos-bindje civile. 

“Me datë 29 udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë trë këtij regjimi” tha Berisha. 

Ndërkohë Report Tv ka mësuar se në diskutim janë bllokimi i këtyre akseve

Milot
Shkozet
Bradashesh 
Rrogozhine 
Autostrada tiranes

Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës rrëmbim politik, duke thënë se Rama nxorri banditë nme uniformë për të tërhequr zvarrë kreun e PL. 

"Kjo mbledhje kryesie e thirrur ditë më parë mblidhet sot në një moment, në një ditë, në të cilën regjimi, narko-regjimi i Edi Ramës kreu një akt terrorist të vërtet. Rrëmbeu në mes të rrugës, tërhoqi zvarrë dhe goditi me urdhër të Edi Ramës, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, z.Ilir Meta, e gjitha kjo si përson nën hetim.

Edi Rama, me këtë akt prej burracaku, prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik.

Të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi për një orientim europian të partisë së krimit.

Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dha kontribut thelbësor në përballimin e krizës, qendroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit." tha Berisha

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 22/10/2024 06:59

    Filloi ky te haje Mut nga kati i 8 po nuk të vjen njeri i ditezi jo iku koha jote

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 02:22

    Pse nuk i shkon SPAKu tek shpia me e Kap prej zhelesh Saliun e në burg? Apo Meta është aktori protagonist për këtë, Saliu me prostatë nuk e lun dot pjesën nga burgu. Nga shtëpia e lun bukur pjesën e arrestit. Meta ka rolin e burgaxhiut. Populli ka të budallait.

    Përgjigju
  • Skrapari: 21/10/2024 21:11

    Po te vje ngordhja o kerme o shkatarrusi i shqipnis ton te shtrenjt, ishalla te fusin dhe Ty para vitit te ri atje te shtat penxheret,kelysh Serbi qe zoti ne ferr te coft.

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/10/2024 19:15

    Do mari pjese Xeni me truperojat e tij.

    Përgjigju
  • Jari N: 21/10/2024 19:06

    Të erdhi ngordhja o Osman Gazepi edhe ti më 26. 10. 2024 te vendi në Koplik o Sali Non Grada, o Qen bir Qeni aty o rracë e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin