VIDEO/ Trofeu 'Silvio Berlusconi' i përket Milanit, Monza bie 3-1! Morata nga minuta e parë

VIDEO/ Trofeu 'Silvio Berlusconi' i përket Milanit, Monza bie 3-1! Morata nga minuta e parë

Moment nga ndeshja

Milani e mbylli me sukses fazën parasezonale me një tjetër fitore dhe kjo nën sytë e presidentit Gerry Cardinale. Në "San Siro" kuqezinjtë mposhtën 3-1 Monzën në ndeshjen që vlente për trofeun "Silvio Berlusconi", ish-presidentin e ndjerë të të dyja skuadrave.

Përballja u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Saelemaekers, me kuqezinjtë që panë një djalë të dinastisë Maldini t'i barazonte. Daniele, në të 34 minutë vendosi ekuilibrat për 1-1, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat.

Me të nisur pjesa e dytë, Fonseca bëri shumë lëvizje, ndër to duke nxjerrë jashtë edhe Moratën për Jovic. Pak sekonda në fushë dhe Jovic do gjente rrugën e rrjetës, për të rikthyer kuqezinjtë në avantazh.

Dueli u vulos nga Reijnders me golin në minutën e 56-të. Kështu, Milan siguron trofeun "Silvio Berlusconi" dhe Fonseca sheh një ekip të pamposhtur në fazën parasezonale.

Tanimë fokusi i Milanit është në datën 17 gusht, aty ku në orën 20:45 pret në "San Siro" Torinon, me sfidën që vlen për javën e parë të sezonit të ri në Serie A.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Trajneri i Milanit tregon emrin, Fonseca: E dinë të gjithë kë duam në mesfushë, Jovic më ka surprizuar


Milani fitoi të martën në mbrëmje trofeun "Silvio Berlusconi", duke mundur 3-1 në "San Siro" Monzën që drejtohet nga Alessandro Nesta. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Milanit, Paulo Fonseca.

"Çfarë emocionesh ndjetë sot?

Ndjenja është shumë pozitive. Sot ishte ndeshja e parë, ishte shumë pozitive me tifozët tanë. Kemi pesë javë punë, kemi ende shumë për të punuar dhe përmirësuar. Kemi filluar të shohim gjëra që janë idetë e lojës tonë, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Milani dëshiron të dominojë, ta rikuperojë topin në fushë, tashmë mund të shohim diçka në këtë drejtim.

A ju mungon mesfushori që doni?

Ky mesfushor është Fofana, e dimë të gjithë.

Saelemaekers dhe Morata…

Morata punon shumë me ekipin, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai nuk ka punuar shumë me ne, por ka luajtur mirë. Është hera e parë që punoj me Saelemaekers, të gjithë thonë se ka ndryshuar. Nuk e di nëse është e vërtetë, por më pëlqen. Ai punon në pozicione të shumta dhe gjithmonë bën zgjedhje të mira me topin. Si trajner dua që të qëndrojë me ne.

Dy fjalë për Jovic dhe paraqitjet e tij?

Unë nuk e njihja mirë Jovic, më ka befasuar javët e fundit. Ai është një lojtar që mund ta ndihmojë shumë ekipin në zonë. Mënyra se si ka punuar në javët e fundit më ka pëlqyer shumë", tha mes të tjerash Fonseca.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?' Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës

'Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?' Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës