Votimi elektronik, nënkomisionerja: Sfidë për të gjetur personel të kualifikuar! Problematikë janë 35% e votuesve që i është ndryshuar qendra e votimit

Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku thotë se votimi dhe numërimi elektronik do të shuajë dyshimet për vjedhje të votës pasi procesi është i sigurt dhe garanton siguri maksimale. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se është sfidë për KQZ që të zgjedhë personat e përshtatshëm për procesin e votimit elektronik.

Pelinku u shpreh se kanë boshllëqe në disa bashki që i përkasin qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës të cilat do të duhet të ishin zgjidhur për garën elektorale të 14 majit.

“Dalja e rezultatit sheshon dyshimin për manipulim vote. Nga parashikimet që ka kodi ynë zgjedhor e vë në përdorim këtë teknologji dhe i drejtohet personave të interesuar që të aplikojnë që duhet t’i nënshtrohet një testimi e trajnimi, ka qenë sfidë ky lloj modeli që kodi imponon për personelin e kualifikuar që përdor teknologji. E kemi hasur më 25 prill pasi në zona të caktuara ishte e pamundur që aplikantët të spostoheshin por edhe në zona të caktuara. Për fat të keq kemi shtim të boshllëqeve në bashkitë që i përkasin qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës. Na duhet të themi që teksa prisnim që ky moment të përmirësohej në zgjedhjet e ardhshme dhe rrjedha natyrale do të ishte që me 14 maj të ishte zgjidhur por kjo është përtej kapaciteteve të procesit të zgjedhjeve”, tha Pelinku.

Një tjetër problematikë që përmend Pelinku është se 35% të votuesve i është ndryshuar qendra e votimit.

“Sa i takon rolit mbikëqyrës për hartimin e listave, një problematikë që është vënë re është ndryshimi i qendrës së votimit të mbi 1 milionë zgjedhësve. Pra ka një ndryshim me 35% të zgjedhësve që i është ndryshuar qendra e votimit”, the Pelinku.

Pelinku shtoi se duhet rifreskim i listës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e votës në Shqipëri pasi rezultojnë 3.6 milionë zgjedhës, por një pjesë e mirë janë emigrantë.

“Në rang vendi kemi 3.6 milionë zgjedhës. Një pjesë e tyre ndodhen jashtë territorit të rpeublikës së shqipërisë dhe në hapat e mëtejshëm pëer votën e emigrantëve do të kemi një korrigjim apo rifreskim të listës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e votës në Shqipëri. Pra do të duhet që nga lista e zgjedhësve të hiqen ata që janë me vendbanim jashtë Shqipërisë e do të kemi një shifër reale të zgjedhësve që banojnë në Shqipëri”, tha Pelinku.

Për garën elektorale, KQZ ka vendosur që të mos jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik për garën elektorale të 14 majit por edhe në bashkinë e Elbasanit dhe të Kamzës.

Si do të kryhet votimi elektronik?
Qytetarët do kryejnë procedurat e identifikimit dhe të bëjnë bëjnë zgjedhjen e tyre në sistem për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Në rast se duan ta ndryshojnë, mund ta heqin dhe të zgjedhin emrin e një kandidati tjetër. Më pas shfaqet fleta e këshilltarëve bashkiakë. Kur të përfundojë procedura e votimit, qytetari mund të presë që të printohet letra për ta parë vizualisht. Në fund të të gjithë procesit të votimit, sistemi do arrijë që të nxjerrë rezultatin final brenda pak minutash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja