Përbërësit
300 gr salcë kosi
1 kastravec
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle kopër të grirë hollë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi
Përgatitja
Qërojmë kastravecin dhe e grijmë në rende duke përdorur grirësen në feta të mëdha. Vendosim kastravecin e grirë në një tas shtojmë pak kripë dhe 1 lugë gjelle uthull të verës së bardhë e lëmë mënjëanë që kastraveci të nxjerrë ujin e tij.
Ndërkohë bashkojmë salcën e kosit me hudhrën e grirë imët, thullën e mbetur dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë mirë përbërësit deri sa të kombinohen mirë me njëri-tjetrin dhe të formohet një masë kremoze. Kullojmë mirë kastravecin që të mos më lëng dhe e shtojmë atë tek kosi ( lëngun e hedhim).
E përziejmë mirë duke shtuar kripë dhe piper për të pasuruar shijen, shtojmë pak kopër dhe salcae xaxiqit është gati. E vendosim në frigorifer dhe e shërbejmë atë me pite sufllaqe me patate me karrota dhe qebap etj.